8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Vrasjen e 19 vjeçarit në Prizren në janar të 2020, i akuzuari deklarohet i pafajshëm

Haxhi Selmanaj është ulur sërish në bankën e të akuzuarve për t’u ballafaquar me aktakuzën e prokurorisë për vrasje.19-vjeçari Elmir Kryeziu kishte mbetur i vdekur si pasojë e goditjes me thikë në zemër në janar të 2020.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje dhe konflikti fizik mes të akuzuarit dhe vëllait të viktimës, ku pas kësaj Haxhi Selmanaj e godet me thikë në zemër të ndjerin Elmir Kryeziun.Gjatë se premtes, pas leximit të aktakuzës Selmanaj u deklarua sërish i pafajshëm.

“Gjyqtare, nuk mundem me pranu fajësinë. Me vjen keq për rastin që ka ndodhë, nuk ka qenë se unë ia kam bë atij, por u kon moment… diçka që nuk e kam bo me qëllim. I kërkoj falje palës së dëmtuar por pala e dëmtuar le ta vendosë në lëkurë shpirtin tem çka kishte me bo” – tha i akuzuari.

Gjykimi më tej ka vazhduar me fjalën hyrëse të palëve të cilët mbetën në tërësi si në deklaratat e dhëna në vitin 2020.Ndërkaq, në procedurën e provave u konsiderua e lexuar dëshmia e babait të viktimës, Ferit Kryeziu.Në vijim gjykata po ashtu ka aprovuar kërkesën e mbrojtësve që të dëgjohet dëshmitari okular, vëllai i viktimës Z.K.Por, paraprakisht këtë propozim e ka kundërshtuar i dëmtuari Ferit Kryeziu i cili shtoi se djali i tij Z.K. është i sëmurë dhe në depresion për shkak të rastit tragjik.Gjykata më tej ka aprovuar kërkesën e mbrojtësve të të akuzuarit që në seancën e radhës të dëgjohet mjeku i qendrës së paraburgimit Imet Ponik për t’u deklaruar rreth gjendjes shëndetësore të Selmanajt.
Në mungesë të dëshmitarit, seanca e sotme është ndërpre, ndërsa ajo e radhës u caktua për më 19 tetor 2022.

Haxhi Selmanaj më 26 maj 2021 nga Gjykata e Prizrenit ishte shpallur fajtor.Për vrasje të rëndë ai ishte dënuar me 20 vite burgim kurse për armëmbajtje pa leje iu shqiptuan 500 euro gjobë.Por pas kësaj, Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim.Sipas prokurorisë Haxhi Selmanaj akuzohet se më 26 janar 2020, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Elmir Kryeziu.

Aktakuza thotë se pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka ardhur deri te konflikti fizik në mes të akuzuarit dhe dëshmitarit Z. K., vëllai i të ndjerit.Në aktakuzë thuhet se tani i ndjeri ka qenë në market dhe kishte vërejtur se vëllai i tij ishte përfshirë në një konflikt me të akuzuarin. Pasi ai kishte dalë dhe ishte nisur në drejtim të të akuzuarit, në një moment Selmanaj e kishte nxjerrë thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e kishte goditur në pjesën anësore të gjoksit, në afërsi të zemrës dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar vdekjen viktimës Elmir Kryeziu.Me këto veprime, Haxhi Selmanaj akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje.

Ndërsa, sipas pikës së dytë të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se me datë, kohë dhe vend të njëjtë, pa leje valide mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e ftohtë, në kundërshtim me ligjin për armët dhe atë një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake”, i cili është sekuestruar nga ana e policisë.Me këtë veprim, ai akuzohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve./KALLXO.COM

Më Shumë

Lajmet e Fundit