17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Nga nesër edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

Vendimi i Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COVID-19, ka të bëjë edhe me hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë.

Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ.

“Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen ne shtete me rrezik te larte për Covid-19”, deklarojnë për Alsat M nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. /Express/

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Rruga Tetovë-Prizren, Adnan Azizi: Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë

Adnan Azizi nga koalicioni VLEN në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për projektin e rrugës Tetovë-Prizren. Ai tha se shumë shpejtë do të...

Lajmet e Fundit