Nga sa vota do t’u duhen kandidatëve të PDK, LDK…, për t’u bërë deputet?

kuvendi zbrazenRezultati i zgjedhjeve tanimë është thuajse i qartë sa u përket partive politike. Në masën 99% dihet se cila parti sa vende ka arritur t’i marrë në Kuvendin e Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Gara, tani është dislokuar brenda subjekteve politike, se kush kandidat do të arrijë të hyjë në kuvend.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës, jep një shpjegim orientues duke u bazuar në zgjedhjet e kaluara.

Sipas tij, kandidatët për deputet nga subjekte të ndryshme janë të interesuar për votat e tyre personale, për të kuptuar a e kanë fituar mandatin e deputetit, apo jo dhe se sa vota u duhen me hy në Parlament, transmeton reporteri.

“Po i përmend disa trende nga zgjedhjet parlamentare në vitet paraprake dhe pse këto nuk munden me qenë tregues i saktë, por munden me qenë trend orientues.

Për të qenë deputet në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare janë dashur psh: PDK – mbi 10.000 vota për meshkuj dhe mbi 5.000 vota për femra; LDK – mbi 7.000 vota për meshkuj dhe mbi 5.500 për femra; VV – mbi 6.500 vota për meshkuj dhe mbi 3.000 vota për femra; AAK – mbi 6.500 vota për meshkuj dhe mbi 3.000 vota për femra”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit