Nga sot rritje e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së java e fundit e stinës së dimrit do të vijoj me kushte më të qëndrueshme meteorologjike.

Nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje. Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve.

Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Lajmet e Fundit