33.8 C
Prizren
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ngadhënjimi i njeriut ndaj së keqes

Prend Ndoja, SHBA

Që nga mosha fëmijërore kemi vërejtur se e keqja dhe e mira sillen rreth jetës tonë; që të dyja trokasin e përpiqen të futen në fushën e mendimeve dhe veprimeve tona; që të dyja pretendojnë të dominojnë jetën tonë, e në veçanti para ngjarjeve të rëndësishme ato garojnë të fitojnë sa më shumë përparësi.

Të gjithë njerëzit lindin të dëlirë e të pastër nga fuqitë dhe elementet negative, e kështu do të vazhdonin të jenë të mirë po të mos ekzistonte e keqja, apo një fuqi negative e padukshme, ku mjerisht, pas kësaj fuqie qëndron një forcë që qenien njerzore vazhdimisht e sulmon ditë dhe natë; një armik me të cilin njeriu do të ballafaqohet tërë jeten. Armiku i njeriut nuk është njeriu! Armiku i njeriut është një e i vetëm, që është armiku i gjithë njerzimit, se tjetër armik njeriu nuk ka. Pra, ai është armiku i përbashkët, si qenie është i padukshëm, djalli (e keqja).

Është kjo forca e errët e shpirtit tonë që vepron kundër çdo të mire që ekzistion në botë. Është e kundërta e së mirës dhe është e keqja absolute e gjithë njerëzimit.

Veprat e tij janë të dukshme dhe kanë futur rrënjë pothuajse në të gjitha shtresat apo lëmitë e njerëzve, dinakëria e tij sjell në jetën tonë lloj-lloj gjërash, që në mënyra të ndryshme i bën të duken joshëse për jetën tonë. Ai me dinakërinë e tij përdorë të gjitha llojet e mënyrave që mund të depërtojë në jetën e njeriut. P.sh. disave ua zbukuron gjërat e huaja, që ai të bëhet hajn, disa i josh drejt alkoolit e drogave, disa i tundon drejt tradhëtisë bashkëshortotre që të shkelin nderin, veten familjen e dhuratën e Zotit. E keqja nuk mbaron këtu. Ajo manifestohet gjithandej, përmesa formave më të rënda të perversitetit e devijimeve të botës njerëzore, duke u identifikuar me botën antinjerëzore dhe me anti-Zot.

Ose më mirë të themi bëhet pjesë e aktit më mohues të zhvillimit të njerëzimt…Këto dhe shumë të tjera të kësaj natyre nuk janë produkte që njeriu i krijoi kundër vetes së tij, apo i solli kur erdhi në këtë botë. Pasi dukuritë negative rrënjosen në jetën tonë, atëherë njeriu bëhet autor i tyre dhe lufton me tërë qenien e tij kundër njeriut, që t‘i mbrojë këto dukuri që e kanë shtrirë pushtetin mbi to, me fuqi të brendshme të padukshme negative, që njeriu të nxitet kundër së mirës e vlerave humane që e rrethojnë. Baza e kësaj fushe të zymtë janë mendimet negative, të cilat në mënyrë të padukshme dirigjohen nga dhuruesi i tyre, duke pretenduar të shtrijnë rrjetin e tyre deri në poret më të imëta të jetës së të tjerëve. Ndikimi i mendimeve negative në jetën e të tjerëve krijon shqetësime, sepse bazuar në mendimet e tij njeriu e ndërton edhe strategjinë e reagimit. Nga aty fillojnë ndryshimet.

Dashuria e njeriut për njeriun e humb vlerën, ajo pas pak kohe kalon në urrejtje. Urrejtja dhe shqetësimet shkojnë aq larg, sa që shkatërrojnë edhe më të dashurit mes vete. Në këto rrethana, dashuria e pastër për njeriun zbehet. Në brendinë e kristaltë të dashurisë së njeriut për njeriun hyjnë dyshimet, brenda fushës së zezë të dyshimit janë të fshehura bakteret prodhuese të tradhëtisë, xhelozisë, egoizmit e çdo të keqeje tejtër…Këto baktere e nxisin njeriun edhe kundër të afërmve të tij.

Në jetën e përditshme veprimet e njeriut marrin dy kahje: Në atë që është e vërteta dhe jeta e njeriut, dhe në atë që është shtruar para njeriut nga fuqia negative, pra s’ka fushë neutrale, forca apo graviteti i fuqisë negative është gracka e degjenerimit dhe dezorientimit të njeriut nga jeta e vërtetë. Ndërsa ana tjetër pozitive është rruga e vërtetë për jetën që është mbushur përplot dashuri për njeriun dhe gjërat qe na rrethojnë, që Zoti ia dhuroi njeriut.

Në të shumtën e rasteve, thjesht mendojmë se djalli gjendet te njerëzit e rangut të ulët: narkomanët, hajnat, gënjeshtarët, matrapazët… Po, është e vërtetë dhe është mjerim. Por mjerimi më i madh është kur djalli futet dhe gjen fushë lodrimi në institucionet shtetërore, ku dëmet dhe pasojat janë me përmasa të mëdha. Rreziku tjetër qëndron edhe aty ku ne nuk na shkon mendja fare, bile edhe në institucionet fetare. Edhe aty i përvetëson disa nga prijësit fetarë, dhe aty ndikimi i djallit është me peshë të rëndë, sepse ndikimet janë me përmasa të mëdha. Pesha është e dyfishtë sepse flitet në emër të Zotit, por në prapaskenë është e vërteta kundër Zotit dhe njerëzimit. Djalli (e keqja) nuk përfundon me fitore të vogla, si ato individuale, por rreziku është të shaktojë dëmtime me përmasa të mëdha. Nga zhvillimi i këtyre elmenteve negative, çrregullimet janë bërë aq dramatike, saqë e kanë vënë qenien njerëzore para një rreziku te madh.

Është harruar që djersa nga puna e duarve të njeriut do të duhej të ishte vetëm për të mirën e njeriut. Sikur ajo të shkonte në shërbim të njeriut, nuk do të ekzistonte varfëria dhe uria në botë. Puna nga dora dhe djersa e punëtorit i dedikohet ndriçimit e mirëqenies së njeriut, e jo së keqes kundër njeriut..

Por, mjerisht, sot afër 70% e prodhimit që del nga djersa e punëtorit shkon në luftë kundër vetvetes sonë-kundër njeriut, Në vend që kjo djersë t‘i shërbejë njeriut, ajo i shërben armatimit dhe armëve të zhdukjes në masë. Sot fuqitë e mëdha botërore, me tërë avancimin e tyre teknologjik duket sikur synojnë të gjejnë mënyra më të fuqishme për ta zhdukur njerëzimin, pra në këtë mënyrë del që njeriu qenka ai që e lufton veten e tij, e lufton gjenezën dhe qenien e tij! A dëshiron njeriu ta luftojë veten e tij, familjen e tij, gjenezën e tij? Pa dyshim se jo, sepse njeriu nuk dëshiron të bëhet antinjeri, por është një fuqi negative që njeriun nga prapaskena e vënë në aktrim, e vënë në luftë edhe kundër vetes së tij.

Këtu duhet të japim më shumë dritë, të dallojmë se njeriu si qenie njerëzore është i mirë. Por elementet negative të dhuruara njeriut nga djalli janë të këqija. Pra, në një situatë të tillë duhet ta sulmojmë djallin (të keqen) që ta shpëtojmë njeriun. Detyrë e çdo njeriu është ta luftojmë të keqen, ta luftojmë fuqinë e së keqes dhe ta zbardhim të vërtetën e jetës, sepse jeta është e mirë vetëm atëherë kur është në dritën e vërtetë, ashtu siç Zoti ia dhuroi njeriut.

Më Shumë

Pamje nga aksidenti i autobusit kosovar në Kroaci, ku vdiqën 10 persona

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Kroaci, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar rreth 30 të tjerë. Sipas...

Mposhtet Akil Gjakova, mbetet pa medalje

Xhudisti kosovar Akil Gjakova është mposhtur nga azerbajxhanasi Rustam Orujov duke e humbur kështu mundësinë që ta fitoj medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike...

Në ditëlindjen e tij përurohet shtatorja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

Shtatorja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, është përuruar pikërisht në ditën e lindjes së tij. Kjo shtatore është vendosur afër stadiumit që e mban...

Ministri Çeku i dërgon telegram ngushëllimi familjes së piktorit Zef Toçi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së piktorit Zef Toçi. Telegram ngushëllimi: E nderuar familje Toçi, Me pikëllim sot...

Familjarët identifikojnë të dashurit e tyre që vdiqën në aksidentin në Kroaci, lot e britma në spital

Ishte e dhimbshme për të parë lotët dhe për të dëgjuar britmat e familjarëve të personave që vdiqën në aksidentin e sotëm. Ata mbërrinë...

Punonjëset e seksit më të vjetra në Amsterdam, që kanë ‘shërbyer’ mbi 300,000 burra

Motrat binjake Louise e Martine Fokken janë tashmë punonjeset më të moshuara të seksit në Amsterdam, me gjysmë shekulli eksperiencë në industrinë e seksit,...

Mytaher Haskuka do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prizrenit

Mytaher Haskuka sipas të gjitha gjasave edhe për një mandat do t’i hyjë garës për kryetar të Prizrenit. Gazeta Blic ka marrë vesh se në...

Shaqiri pritet të largohet nga “Anfield

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere. Ekipi anglez po planifikon të bëj ndryshime dhe njëri prej të larguarve pritet të...

Afrim Tejeci kandidat i AKR-së për kryetar të Prizrenit

Afrim Tejeci është emëruar nga AKR-ja kandidat për kryetar të Prizrenit. Njoftimi është bërë përmes Facebook-ut nga AKR-ja. “Në vazhdën e aktiviteteve për përgatitjen për zgjedhjet...

Majlinda Kelmendi mposhtet në 1/16 e finales

Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, është eliminuar në 1/16 e finales në kategorinë -52 kilogramë në xhudo. Kelmendi u mposht nga hungarezja Reka Pupp  pasi gjyqtarja...

Kapen në flagrancë disa emigrantë në Vërmicë, arrestohen shtatë persona

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë kanë vërejtur lëvizje të dyshimta. “Aty...

Motra e 18-vjeçares që vdiq në aksidentin tragjik me shkrim prekës: A pate shumë dhimbje shpirti jem?

Anjeza Bellanica është një nga viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci. Motra e saj i ka dedikuar një shkrim prekës...

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci mbrohet në heshtje

Drejtuesi i autobusit nga Kosovës, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë në Sllavonski Brod të dielën, të hënën u mor në...

Politikanët rrihen live në emision: Më pas i zgjasin dorën njëri tjetrit

Dy politikanë nga Moldavia , Sergio Tofilat dhe Ghenadie Cosovan tronditën shikuesit me një përleshje gjatë një shfaqje televizive. Tofilat, një ish këshilltar i presidentit...

Avokati Hodaj: Turqia mund të jetë njëri nga shtetet që garantoi për Thaçin

Avokati Taulant Hodaj ka thënë se në bazë të të dhënave nga gjykata për shtetet që kanë dalë garantuese për lirimin e përkohshëm të...

Brenda dasmës përrallore! Mbesa e Lady Dianës u martua me milionerin 5 vite më të madh se babai i saj

Dasma e Lady Kitty Spencer ka qenë tamam si në përralla. 30-vjeçarja i dha fund beqarisë, duke u martuar me milionerin 62-vjeçar, Michael Lewis....

Lajmet e Fundit