Ngjarje e rëndë në Suharekë – 18 vjeçari dyshohet se vrau vetën me armë të babait të tij polic

Sipas Policisë, atij i ka shkrepur arma deri sa po manipulonte me të në banesën e tij.

Viktima është djali i një zyrtari të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se edhe arma i përket atij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi tha për Insajderin se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Policia: Vdekje e Dyshimte

Me datë 11 .05.2023, rreth orës 13:13 , është raportuar ne polici se ne Suhareke ne Rr.” Brigada 123’, ne banesën e tije ne ndërtesën e “ Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime ne koke te shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit . Dyshohet se viktima e rastit E.K. ( 2004) ,ne banesën e tije ,gjate manipulimit me arme zjarri ,e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar Lëndime trupore te natyrës se Rende . Viktima nga ana ekipit te Urgjencës është transportuar për ndihme mjekësore ne Spitalin Rajonal te Prizrenit , ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tije . Ne vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri dhe një gëzhoje .Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se ( Prindi i viktimës ) i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare. Lidhur me rastin njoftohet Prokurori I Shtetit dhe IPK ( Inspektorati Policor I Kosoves) te cilet kane dalur ne vendin e ngjarjes , dhe bashke me zyrtareve te Sektorit Rajonal te Hetimeve.t te DRP-se te Prizrenit. vazhdojne hetimin e rastit te cilesuar si ‘ Vdekje e Dyshimte “.

Më Shumë

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit