Ngjyrat u shkrinë me dheun

Enver Sulaj

(Përkujtim)

Nuk e kam asnjë foto
Për me i pa edhe nji herë andrrat tua
E me u gëzue bashkë si fëmijë.

Fyellit s’i bie ma kush
As nana nuk të kërkon në oborr…
Me t’i lëmue flokët
Me t’i puthë sytë
E me të tregue se ishe ma i zoti ndër ne.

Truni s‘asht ma aq i kthjellët
Me i dallue ngjyrat tua
që atë ditë me shi
u shkrinë me dheun…
e sjellin mall
e dhembje ashti.

Ti s’arrite me u thinjë si unë
E me pa çka i ban malli njeriut.

Dhjetor, 2024

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit