10.1 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Arbnore Përquku: Basketbolli është abetarja ime

Kapitenia e ekipit kombëtar të vajzave të Kosovës në basketboll dhe basketbollistja e njohur e KBF Bashkimit, Arbnore Përquku, ka ndarë emocionet dhe përjetimet e saj për lidhjen e veçantë me këtë sport, duke e përshkruar si “abetaren” e jetës së saj.

“Basketbollin për mua do ta përshkruaja si abetare, pasi është sporti me të cilin jam rritur dhe vazhdoj ta luaj me pasionin më të madh. Që nga fëmijëria, topi i basketbollit ishte ‘lodra’ ime, me të cilën u dashurova në shikim të parë. Falë këtij sporti kam arritur kulminacionin, ku ende qëndroj dhe vazhdoj ta promovoj te gjeneratat e reja”, u shpreh Përquku për Federatën e Basketbollit të Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Ajo theksoi ndikimin e jashtëzakonshëm që basketbolli ka pasur në jetën e saj, duke e përshkruar si një sport që i ka dhuruar përvoja të veçanta dhe mundësi të papërsëritshme.

“Basketbolli është i shenjtë për mua, pasi përmes tij kam ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme, qoftë në parket apo jashtë tij. Sukseset, emocionet dhe gëzimet që më ka dhënë basketbolli janë të papërshkrueshme”, shtoi ajo.

Në përfundim, Përquku u bëri thirrje vajzave të reja që t’i bashkohen këtij sporti, duke theksuar ndikimin pozitiv dhe vlerat që basketbolli mund të sjellë në jetën e tyre. Si një lidere në fushë dhe jashtë saj, ajo mbetet një shembull frymëzues për të rinjtë që synojnë të ndjekin pasionin për sportin./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Më Shumë

Të gjitha biletat për finalen Bashkimi – Trepça janë shitur, pritet atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren

Finalja e sontme ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, që do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, pritet të zhvillohet përpara një audience të...

Mbërritja e Nolit më 10 maj 1906 në SHBA, një pikë kthese në historinë e çështjes shqiptare jashtë atdheut

Nga Albert Vataj Në kalendarin historik të shqiptarëve në mërgim, ka data që nuk janë thjesht ngjarje, por kryqëzime të fatit me qëllimin. 10 maji...

Lajmet e Fundit