15.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Ngrihet aktakuzë për zyrtarët e Komunës së Prizrenit që shkatërruan Prevallën

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj katër personave të cilët në cilësinë e zyrtarëve të Komunës së Prizrenit kishin lejuar degradimin e Prevallës me ndërtime pa leje.

“Në këtë mënyrë të pandehurit B.H., E.B., N.M., B.K. dhe R.D. kanë shkaktuar degradimin e mjedisit në masë të madhe, kurse secilit pronarë të objektit të ndërtuar pa leje iu kanë mundësuar përfitimin e dobisë pasurore në vlerë mesatare prej 10.500 €”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër pesë personave me inicialet B.H., E.B., N.M., B.K. dhe R.D., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi, nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.2 të KPRK dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.2 të KPRK.

Prokuroria Speciale njofton opinionin se të pandehurit E.B., N.M., B.K. dhe R.D., duke punuar si persona zyrtar në Komunën e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për pronarët e objekteve pa leje ndërtimore në regjionin e Parkut Nacional “Sharri“ në Prevallë dhe shkaktimit të dëmit për Parkun Nacional dhe shtetin e Kosovës, si inspektorë të ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit të Komunës, përgjegjës për inspektimin e punimeve ndërtimore në Parkun Nacional të lartcekur, në periudhën kohore nga 22 Qershor 06.2006, kur Kuvendi Komunal në Prizren e ka miratuar Planin e Përkohshëm të Rregullues Urbane për atë zonë, deri me datë 03 Maj 2013, kur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) me vendim e ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në zonën e Prevallës, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare konform Ligjit për ndërtimin nr. 2004/15, nuk e kanë bërë mbikëqyrjen inspektuese të ndërtimeve, nuk kanë urdhëruar pezullimin e ndërtimit dhe nuk i kanë iniciuar procedurat e parapara me ligj, ashtu që gjatë këtyre 7 viteve e kanë lejuar ndërtimin e disa qindra objekteve pa leje ndërtimi duke reaguar vetëm në disa raste.

Në këtë mënyrë të pandehurit B.H., E.B., N.M., B.K. dhe R.D. kanë shkaktuar degradimin e mjedisit në masë të madhe, kurse secilit pronarë të objektit të ndërtuar pa leje iu kanë mundësuar përfitimin e dobisë pasurore në vlerë mesatare prej 10.500 €.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi”, nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.2 të KPRK.

Ndërkaq, i pandehuri B.H. duke punuar si Kryeinspektor i Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, kompetent për inspektimin e punimeve ndërtimore në Parkun Nacional “Sharri” në Prevallë, me dashje nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me Vendimin e Ministrit të MMPH-së, me të cilin urdhërohet rrënimi i objekteve pa leje brenda Planit Rregullues Urban në Parkun Nacional.

Në atë mënyrë që edhe pse e ka hartuar planin për zbatimin e urdhëresës në 4 faza dhe në fazën e parë ka rrënuar 180 objekte, në fazën e dytë nga 28 vendime për rrënim, janë zbatuar vetëm 20 dhe të pazbatuara kanë mbetur 8 vendime, në fazën e tretë nga 45 vendime për rrënim, 16 janë revokuar, ndërsa 29 vendime kanë mbetur të pazbatuara, kurse faza e katërt fare nuk është implementuar, ashtu që nga data 14 Dhjetor 2013 e deri sot nuk ka zbatuar as një prej vendimeve edhe pse ende janë në fuqi.

I pandehuri B.H., me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.2 të KPRK.

Më Shumë

Përleshje mes babait dhe djalit në Prizren

Një mosmarrëveshje familjare mes një babai dhe djalit të tij ka eskaluar në dhunë fizike brenda shtëpisë familjare në Prizren. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1639600633358898 Sipas burimeve të Sinjalit...

Behar Begaj i LDK-së dhe bashkëpunëtorët e tij i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren po vazhdon të zgjerojë radhët e saj me figura me përvojë të spikatur politike dhe organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj...

Lajmet e Fundit