5.3 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Ngritja e Xhakës

Herët ka përjetuar ndjenjën e paraqitjes në ngjarje të mëdha. Futbollisti Granit Xhaka, që në vitin 2009 luajti në gjysmëfinale të evropianit dhe fitoi kampionatin botëror me Zvicrën.

Bëhet fjalë për grupmoshën U-17 dhe paraqitjet e mira me përfaqësuesen e kësaj grupmoshe ishin një indikacion se para Xhakës është një karrierë e madhe. Por karrierë e madhe u parashikohej edhe shumicës së lojtarëve të asaj gjenerate të Zvicrës.

Disa arritën pritjet, disa dështuan e disa janë ende në pritje të shpërthimit. Xhaka me lëvizjen e fundit është bindshëm para të tjerëve të gjeneratës.

Të mërkurën u zyrtarizua lëvizja e ëndrrave për Granit Xhakën. Ai nga Borussia Moenchengladbachu e Bundesligës së Gjermanisë kaloi në njërin prej klubeve më të mëdha në botë, tek Arsenali i Londrës. Me Arsenalin, Xhaka 23-vjeçar ka firmosur për pesë vite.

Transferimi i tij është raportuar se ka vlerë prej 45 milionë euro që e bën mesfushorin si lojtarin bindshëm më të shtrenjtë shqiptar. Të ardhurat e tij javore janë 150 mijë euro, është raportuar nga mediet angleze.

Për një 23-vjeçar nuk ka se si të jetë më mirë. Do të fitojë shumë, do të luajë në një ekip plot yje dhe në ligën më të fortë e më të vlerësuar në botë. Trajner do ta ketë njërin prej më të vlerësuarve në botën e futbollit.

Në ditët e fundit, Xhaka ishte në qendër të vëmendjes. Por kjo nuk është diçka e re për të. Karriera e tij është me plot momente që kanë bërë bujë, herë për të mirë e herë për të keq. Por fama është diçka që mesfushorin e ka shoqëruar.

Më Shumë

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte në Prizren, nesër seanca e Apelit

Nesër  do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës. Seanca do të mbahet me fillim...

Totaj priti drejtuesit e KBI-së në Prizren, rikonfirmohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Valon ef. Ibrahimi, kryeimamin...

Lajmet e Fundit