Atentati në Don Bosko: Dy persona në sallë operimi, dy të tjerë jashtë rreziku për jetën

Një atentat ka ndodhur në zonën e njohur si Don Bosko në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë, pas një sulmi me kallashnikov në mjediset e një lokali.

Zbritje të çmimeve në Deppo Market

Sipas burimeve të Albanian Post pranë Spitalit të Traumës, dy prej të plagosurve kanë marrë plagë serioze dhe gjenden në sallë operimi. Bëhet fjalë për shtetasit E.C. dhe B.Ç.

Sakaq, dy persona të tjerë, A.D. dhe A.S., janë jashtë rreziku për jetën.

Ngjarja

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Tiranën mbrëmjen e 4 janarit.

Nga burimet paraprake bëhet me dije se një qytetar ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, i vdekur ka mbetur shtetasi E. Ç., 35 vjeç, ndërsa janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

I plagosuri B. Ç., sipas burimeve, është vëllai i viktimës E. Ç., i cili ishte i ulur në të njëjtën tavoline më të.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Sakaq, janë ngritur dhe disa pika kontrolli në këtë zonë, në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat.

Autorët janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”, siç pohojnë autoritetet.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lokalit, për të sqaruar gjithçka ka ndodhur.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit