3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Nicki Minaj nuk ka nevojë për Photoshop

Personazhet e famshme akuzohen shpesh se i modifikojnë fotot që postojnë në rrjete sociale me Photoshop. Por ky nuk është rasti i Nicki Minaj, e cila thotë se nuk ka nevojë ta përdorë atë.

Reperja 32– vjeçare postoi në Instagram një fotografi krah të fejuarit Meek Mill dhe parukierit personal, i cili qëndronte pas saj duke i rregulluar flokët.

Ishte ky imazh që ngjalli polemika tek fansat, të cilët e akuzuan atë se kishte përdorur Photoshop, pasi në pjesën e pasme të këngëtares, dukej një hije që të krijonte përshtypjen se Minaj kishte përdorur Photoshop për të zmadhuar të pasmet.

Por siç shkruan “Huffington Post”, Nicki nuk lejoi që spekulimet të vijonin dhe i hodhi poshtë këto zëra.

Me anë të një postimi në Instagram, ylli i “Anaconda” tha se ishte habitur pamasë nga këto akuza dhe se bëhej fjalë thjeshtë për një hije.

“Nuk kam nevojë ta bëj një gjë të tillë”, u shpeh Minaj, duke lënë të kuptohet se format e saj shpërthyese nuk janë meritë e Photoshop.

Më Shumë

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Lajmet e Fundit