9.7 C
Prizren
E enjte, 4 Dhjetor, 2025

Nijazi Kryeziu lirohet nga akuza për korrupsion

Nijazi Kryeziu, ish-drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, është liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Drejtësia Sot.

Ai akuzohej se në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që një televizioni lokal ti mundësoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot në Gjykatën Themelore në Prizren, nga Gjyqtarja e Krimeve Rënda, Raima Elezi nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale i cila i vihej në barrë sipas aktit akuzues.

Në vazhdim, duke elaboruar arsyet e aktgjykimit lirues, gjyqtarja Elezi theksoi se me asnjë provë nuk është vërtetuar se i akuzuari ka keqpërdorë pasurinë publike dhe i njëjti ka vepruar në bazë të praktikës së gjetur.

Më tutje, ajo deklaroi se edhe zyra e ekzekutimit të mjeteve nuk kishte pasur reagim lidhur procedurën e pagesave dhe njëkohësisht kishte munguar qëllimi dhe dashja e drejtpërdrejtë për përfitim për vete apo për të tjerët, ndërsa qëllimi i lidhjes së kontratës ka qenë sensibilizimi i qytetarëve për legalizim të objekteve në Komunën e Prizrenit.

Po ashtu, gjyqtarja njoftoi se shpenzimet e procedurës penale bien në buxhetin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Në aktakuzë, thuhet se i akuzuari Nijazi Kryeziu, në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015, në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj.

Më tutje, aktakuza sqaron se i akuzuari duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren e Thesarit, kishte lidhur kontratë për emetimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës Prizrenit.

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, Policia njofton për mbi 50 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar 1231 gjoba trafiku. Në raport shtohet edhe se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur...

Vendosen pllakat përkujtimore në Ngucat të Malishevës në nder të sakrificës për liri

Në nder të Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandant Adem Jasharit dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në fshatin Ngucat të...

Lajmet e Fundit