7.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

Nijazi Kryeziu lirohet nga akuza për korrupsion

Nijazi Kryeziu, ish-drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, është liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Drejtësia Sot.

Ai akuzohej se në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që një televizioni lokal ti mundësoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot në Gjykatën Themelore në Prizren, nga Gjyqtarja e Krimeve Rënda, Raima Elezi nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale i cila i vihej në barrë sipas aktit akuzues.

Në vazhdim, duke elaboruar arsyet e aktgjykimit lirues, gjyqtarja Elezi theksoi se me asnjë provë nuk është vërtetuar se i akuzuari ka keqpërdorë pasurinë publike dhe i njëjti ka vepruar në bazë të praktikës së gjetur.

Më tutje, ajo deklaroi se edhe zyra e ekzekutimit të mjeteve nuk kishte pasur reagim lidhur procedurën e pagesave dhe njëkohësisht kishte munguar qëllimi dhe dashja e drejtpërdrejtë për përfitim për vete apo për të tjerët, ndërsa qëllimi i lidhjes së kontratës ka qenë sensibilizimi i qytetarëve për legalizim të objekteve në Komunën e Prizrenit.

Po ashtu, gjyqtarja njoftoi se shpenzimet e procedurës penale bien në buxhetin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Në aktakuzë, thuhet se i akuzuari Nijazi Kryeziu, në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015, në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj.

Më tutje, aktakuza sqaron se i akuzuari duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren e Thesarit, kishte lidhur kontratë për emetimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës Prizrenit.

Më Shumë

Goditet për vdekje me thikë deputeti

Një deputet konservator është vrarë pasditen e së premtes në Britaninë e Madhe. Në kishën ku ndodhi ngjarja në Essex policia e ka rrethuar zonën me...

Prizreni nuk e miraton propozim-buxhetin për vitin 2022

Kuvendi i Prizrenit nuk e miraton sot propozim-buxhetin për vitin 2022 Në seancën e jashtëzakonshme 15 kuvendarë kanë votuar në favor të miratimit të propozim-buxhetit,...

Murati zgjeron skemën për aplikim shtesash për fëmijë, fut në listë ata që janë lindur nga viti 2015

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se kanë zgjeruar skemën për t’i dhënë shtesa fëmijëve, duke lejuar që të gjithë ata...

Mot me shi dhe borë për dy ditët e ardhshme

Në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me shi dhe temperaturat e ulëta do të vijojnë të jenë. Instituti Hidrometeorologjik i...

Migjeni në madhështinë e fjalës

Tetori i Dritëroit, është edhe tetori i Migjenit – është shprehur Moikom Zeqo – sepse poetët janë peshorja e botës dhe universit. Kjo datë që...

Fury shpërthen pas meçit duke e fyer amerikanin: Jam boksieri më i mirë në botë, Wilder është një idiot që nuk di të dhurojë...

Tyson Fury ka arritur ta fitojë trilogjinë përballë Deontay Wilder, në një meç të jashtëzakonshëm. Meçi i dy boksierëve të kategorisë së rëndë në boks...

Të dua në dhjetë të mëngjesit

Poezi nga Jaime Sabines Përkthyer në shqip nga Orjela Stafasani Të dua në dhjetë të mëngjesit, edhe në njëmbëdhjetë dhe në dymbëdhjetë të ditës. Të dua me gjithë...

Elezi: KQZ po shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna, gjithçka po shkon sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër komuna. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, tha...

Një viktimë dhe 29 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend një pacientë me COVID-19 ka ndërruar jetë. Gjatë këtyre orëve...

Kamariere, vetëm 23 vjeçe. Mario Balotelli prezanton të dashurën e re

  Mario Balotelli ka gjetur dashurinë e re dhe, ndoshta, edhe qetësinë. Sulmuesi i Adana Demirspor më në fund ka dalë hapur dhe ka zyrtarizuar...

Përmbytjet në Kinë: Gati 2 milionë të zhvendosur në provincën Shanxi

Më shumë se 1.76 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës, sipas mediave lokale. Shiu i rrëmbyeshëm javën e...

Newcastle e dëshiron Zidanen

Newcastle United është duke menduar seriozisht për zëvendësimin e trajnerit aktual, Steve Bruce. Drejtuesit arabë, që blenë klubin e Premier Ligës së fundmi, po mendojnë...

Sekretarja e shkollës akuzohet se kreu marrëdhënie orale me nxënësin

Një sekretare e shkollës në Alabama në Shteteve të Bashkuara është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës të mitur. Autoritetet në distriktin...

Ceferin: UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë planet për organizimin e Kampionatit Botëror çdo dy vjet

Kampionati Botëror aktualisht organizohet çdo katër vjet, megjithatë kjo nuk po duket kohë e mjaftueshme për FIFA-n të cilët duan që të mbahet çdo...

Dënohet anëtari i bordit të ndërmarrjes publike “Eko-Regjion”, për mos deklarim të pasurisë

Hazer Tara, i akuzuar për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”, u dënua sot nga Gjykata Themelore në Prizren me...

Krahë për krahë në Betejën e Koshares, kundërshtarë politikë në zgjedhjet e 17 tetorit

Rrustem Berisha, Anton Quni e Xhafer Gashi ishin komandantë të UÇK-së në Betëjën e Koshares, por në kohë paqeje ata synojnë të fitojnë garën...

Lajmet e Fundit