14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Nis Hardh Fest, shtrohet sofra në Rahovec

Në prani të shumë zyrtarëve të nivelit qendror, lokal dhe atyre ndërkombëtar, ka filluar sot edicioni i 16’të i festivalit tani më tradicional, gjithëkombëtar dhe ndërkombëtar i vjeljes së rrushit i cili për të tretin vit me radhë është duke u njohur me emrin “HardhFest”, ndërsa këtë vit ky festival është duke u organizuar nën sloganin “Mbas verës, vjen vera”.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, në fjalën e tij ka thënë se po shënojmë sot një ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre në Rahovec, fillimin e vjeljes së rrushit.

“Ky akt, vit pas viti po bëhet edhe më madhështor, sepse po e nisim me festivalin “HardhFest”, me të cilin po e ndajmë gëzimin për tokën dhe vreshtat tona bashkë me ju, me qytetarët e gjithë Kosovës e më gjerë. Qyteti ynë sot ka hapur dyert e konakut për të gjithë qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e më gjerë dhe sofrën do ta mbaj shtruar për katër ditë me radhë për t’ju pritur siç ka qenë zakon të pritën miqtë gjithmonë. Ju do të mund të shijoni rrushin, verën, rakinë dhe shumë produkte tjera të rrushit. Do të mund të argëtoheni me muzikë të zgjedhur, me gara e aktivitete tjera të shumta që janë paraparë për këtë festë”, ka thënë ai.

Ndërsa në emër të këshillit organizativ ka folur nikoqirja e festivalit, Djellza Jaha, e cila me këtë rast ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ata të cilët kanë bërë të mundur realizimin e këtij festivali.

Me mirënjohje sot janë shpërblyer fermerët dhe verëtarët më të mirë, mirënjohje këto të cilat janë shpërndarë nga Kryetari i Komunës Idriz Vehapi.

Organizimi i festivalit ka për qëllim promovimin e kulturave bujqësore, respektivisht vreshtave, rrushit si dhe produkteve të rrushit, festivali do të zgjat nga data 7 deri me 10 shtator. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbijetesa e Rahovecit 029, Latifi e quan kapitull krenarie për qytetin

Rahoveci 029 ka siguruar qëndrimin në elitën e Superliga e Kosovës në basketboll pas një fitoreje dramatike në vazhdime ndaj Golden Eagle Ylli me...

Kirurgjia e kancerit të mushkërive e sigurt edhe për mbi 80-vjeçarët

Mjekët nuk duhet ta përjashtojnë automatikisht ndërhyrjen kirurgjikale për 80-vjeçarët me kancer të mushkërive në fazë të hershme, sipas një studimi të ri që...

Delirium

Lajmet e Fundit