Nis heshtja parazgjedhore

zgjedhjete123Kur kanë mbetur edhe rreth 30 orë nga koha, kur qytetarët do të fillojnë t’u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga ky moment vendi ka hyrë në heshtje parazgjedhore.

Pas dhjetë ditë fushatë zgjedhore, partitë politike obligohen që të ndërpresin aktivitetet e tyre paraelektorale.
Tani është radha e qytetarëve.

Nga e diela në mëngjes e deri në mbrëmje, ata do të kenë mundësi të shfrytëzojnë të drejtën e votës, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, për katër vitet e ardhshme.

Deri në formimin e qeverisë së re, e cila do të formohet partia që merr më së shumti vota dhe partnerët tjerë të koalicionit, vendi do të qeveriset nga kabineti i kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi.

Më Shumë

Prizrenasi kalon te Ferizaj

Mesfushori prizrenas Diellor Beseni është zyrtarisht futbollist i ri i FC Ferizaj, duke u bashkuar me skuadrën bardhekaltër për sezonin e ri. Beseni vjen nga...

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Lajmet e Fundit