12.4 C
Prizren
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Nis protesta në Shkup

Protesta ne shkup14-07(E plotësuar) Ka nisur protesta në Shkup e paralajmëruar nga Këshilli Organizativ për rastin “Monstra”. Protestuesit kanë filluar të mblidhen në vendin e njëjtë – para kompleksit “Çairçanja”.

Kryesues i Këshillit organizativ koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, deklaroi se Qeveria maqedonase po dëshmon se është kryekëput kundër shqiptarëve dhe vlerave tona kombëtare e fetare.

“Rasti i gjykimit të 6 qytetarëve nga 3 vjet burgim dëshmon edhe një herë se kjo qeveri dëshiron ta ngufasë zërin e lirë të qytetarit, zë ky i garantuar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, ne Këshilli organizativ dhe koordinues për rastin e montuar politik ‘Monstra’, publikisht e ftojmë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, që me kryesinë e partisë së tij, ta shqyrtojnë mirë pozicionin e tyre në këtë qeveri maqedonase, kryekëput antishqiptare si dhe të dalin në ballë të protestave e të jenë me popullin e vet, popull i cili çdo ditë po dënohet dhe po ofendohet nga qeveria ku është pjesë edhe ai me partinë e tij”, ka deklaruar Ajdari.

 

Shkup, shqiptarët në protestë për rastin “Monstra”

Shqiptarët e Maqedonisë protestojnë serish sot në Shkup, kundër padrejtësisë që sipas tyre po bëhet në çështjen “Monstra”. Këtë të premte, rreth orës 14:00 shqiptarët do të grumbullohen në Çair për të marshuar drejt Gjykatës Themelore të Shkupit.

Organizatorët kanë paralajmëruar se do të zhvillohet një manifestim paqësor. Ata kërkojnë që gjashtë të akuzuarit për vrasjen e 5-fishtë në prill të vitit 2012 në Smilkovc të lirohen.

Gjashtë shqiptarët janë dënuar me burgim të përjetshëm, por tashmë pritet që çështja të shkojë në apel. Protestuesit shprehen se procesi ndaj tyre është politik.

Protestat e shqiptarëve nisen me 4 korrik në Shkup dhe në qytete të tjera të Maqedonisë. Në disa raste pati edhe përplasje me forcat policore, të cilat ushtruan dhunë, duke lëne disa të plagosur.

Më Shumë

Stërnipi i Skënderbeut nderohet me mirënjohje nga Komuna e Malishevës

Stërnipi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, Loris Kastrioti, është nderuar sot me mirënjohje nga Komuna e Malishevës. Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati,...

Kurti: `Hasi Jehon`, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmjen e sotme, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e shënimit të 50-vjetorit të themelimit të Shoqatës...

Lajmet e Fundit