Nis punimet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së në Prizren

kuvendi-kryesoro-840x420(E plotësuar)Lideri i LDK-së dhe kryeministri i vendit Isa Mustafa e ka parë të arsyeshme që të marrë pjesë në Kuvendin e VIII zgjedhor të Degës së LDK-së në Prizren. Kuvendi po i mban punimet në resotranin Oferta në Prizren.

Megjithëse është dimër i madh edhe në Prizren, në këtë Kuvend po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha nëndegëve dhe aktiveve të Degës së LDK-së në komunën e Prizrenit,shkruan BotaPress.

Në garë për të parin e Degës së LDK-së në Prizren janë Haxhi Avdyli dhe Hanefi Muharremi.

Mblidhen delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së në Prizren

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së në Prizren janë mbledhur në restauront “Oferta”.

Reshjet e mëdha të borës nuk kanë penguar pjesëmarrjen delegatëve dhe të liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Në këto momente Isa Mustafa dhe delegatët po diskutojnë për procesin zgjedhor. Në garë për kryetar të LDK-së në Prizren,deri më tash janë:Haxhi Avdyli,Ridvan Hoxha dhe Hanifi Muharremi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit