22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Bashkë, pro SBASHK-ut !

albrim badallajShkruan :Albrim S.Badallaj

Është irrelevante të diskutohet kjo temë. Së paku kështu e shofim ne brezat e rinjë, të cilët kemi fatin që të shohim në një shkallë të ulët të analfabetizmit shoqërinë tonë. Përmbushja e amanetit të pareve kurrë më së miri nuk është bërë se sa përmes arsmimit. Statisfaksion krucial për një shoqëri në tranzicion. Por, atyre që nuk i kanë rënduar në kurriz vuajtjet, mospagesat e torturat që i kanë pasur këta prirës të frymimit shqip, në frymën e të parëve, u duket gallatë të luajne me moszbatimin e marrëveshjeve paraprake. Jo rrallëherë jemi mësuar që (para)politika të mos i mbaj fjalët. Mënyra më e mirë për ta shuar një popull është fillimisht ti ndalosh arsimimin.

Këtë nuk mundi ta ndalte sunduesi okupator, por si duket këtë po e përgadisin okupuesit e klasës sonë të stërvjetëruar pseudopolitike. Vërtet Kosova vazhdon të jetë vatër e papasurisë, por hakun e viteve të ’90-ta duhet t’ua japin shtresës intelektuale të shoqërisë, siq janë arsimtarët, e që as nuk po e përmendin fare. Kanë harruar se kjo qështje nuk është lënë pas krahëve.

Medoemos kazua e SBASHK-ut për kontratën kolektive dhe për rritjen e pagave duhet zbatohet. Prioriret i prioriteve të kësaj qeverie duhet të jetë, para se të shkojnë për në shtëpi. Jehtësimi i saj duhët të bëhet me ultimatumim që u ka dhënë SBASHK-u, e jo të jenë në shfrytëzim të politikes vetëm gjatë zgjedhjeve. Një gjë që duhet ta ketë parasysh kjo”gjeveri”, se krah SBASHK-t, përveq vet shërbyesve të arsimit, do të dalin edhe familjarët e tyre dhe paria studentore. Revolucionet paqësore gjithmonë kanë qenë jetike për popujt, ndër shekuj, dhe më së miri e din pjesmarrësit e kësaj qeverie, ku disa prej tyre kanë qenë pjesë e këtyre revolucioneve, në kohëra te ndryshme.

Nuk ndryshohet gjendja e një populli derisa ata vet ta ndërrojne veten e tyre. Qudia vetë është se udhëheqësit tanë, disa prej tyre, janë bërë intelektual falë këtyre arsimdashësve nëpër shtëpi-shkolla, por tani si duket e shofin veten në nivele të larta të shoqërise dhe përveq luksit personal, qështjet tjera janë të dorës së dytë. SBASHK-u duhet ti forcojë kërkesat e saj.

Do ia dalin mbanë medoemos, se mosedukimi do të thotë lëvizje ireverzibile nga drita në errësirë. Ultimatumi duhet të përmbajë edhe dëmshpërblimin për kontribut gjatë viteve yë ’90-ta. Fort edhe nuk do të mërziten qeveritarët tanë edhe nëse bojkotohet mësimi, se fëmijet e tyre i kanë nëpë kolegje private apo edhe ne shtete tjera. I bie qe ka bazë aryseja për mosrritje, apo rritje konform rritjes ekonomike. U desh që pas 15 viteve të vie një rektor që ti ndal “poli”pagesat e deputetëve me profesion të profesorave universitar. Derisa për llukset e veta bëjne paga dhe meditje marramendëse, si dhe pension te hershëm, thuajse janë pjesë e forcave ushtarake, le ta lënë një vend në buxhetin e ri edhe për këtë shtresë të vuajtur politikisht paralufte, e 15 vite pas lufte edhe ekonomikisht.

A kalohet muaji me paga simbolike në familjet tona shqiptare-tradicionale me shumë anëtarë, krahasuar me profesionin kaq jetik që e kanë. Dorën në zemër, buxheti i planifikuar prej qeveritarëve të kaluar përmbante edhe rritjen, por një pjesë e këtyre “neo”qeveritarëve të terin e pranuan të gatshëm, përveq rritjes së pagave për këtë kategori. Vetëm një gje duhet ta kenë parasysh, se ky pushtet që e kanë fituar është si fija e kashtës, më lehtë shuhet se sa që është ndezur..

(Autori është kryetar i UNIONIT TË STUDENTËVE SHQIPTARË)

Më Shumë

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy personave të tjerë, si dhe...

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Lajmet e Fundit