16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Nisen nga Prizreni, për në tërë Kosovën

MunirBasha-PK8-29Partia Konservatore e Kosovës, me krytar Munir Bashën, e themeluar në Prizren, pas pakënaqësive me lidershipin e Partisë së Drejtësisë, pretendon se në këto zgjedhje lokale, do të jetë në mesin e partive kryesore në komunën e dytë më të madhe në vend.

Ata nuk do të ndalen vetëm me kaq, pasi synim kanë që këtë parti ta shtrijnë në nivel nacional.

Munir Basha, kryetar i konservatorëve të Kosovës, në një intervistë për Reporteri.net, thotë se nëse prizrenasit u japin atyre besimin për ta drejtuar komunën, premtojnë hapjen e 7 mijë vendeve të reja të punës. “Në bazë të analizave tona për zhvillimin e duhur të Prizrenit do të fillojmë me një hapësirë prej 300 mijë m², me rreth 1000 veprimtari dhe mundësi punësimi për 7 mijë punëtorë”.
Z. Munir Basha, Partia Konservatore e Kosovës, është në mesin e subjekteve të reja politike në Kosovë. Sa keni arritur ta bëni konsolidimin e këtij subjekti?
Partia Konservatore e Kosovës-PK është certifikuar ne fillim të Shkurtit të këtij viti dhe nga ajo kohë si parti jemi në aktivitete të vazhdueshme drejtë strukturimit të partisë. Ashtu që,mundem me thënë se për Partinë Konservatore fushata ka filluar që nga fillimi i këtij viti. Deri më tani kemi bërë një strukturim substancial në Prizren,përfshirë organizimin e Kuvendit të parë zgjedhor të Partise,të cilin e mbajtëm më 02.Qershor të këtij viti. Ndërsa nga mesi i gushtit Këshilli Drejtues i Partisë është përcaktuar edhe për kandidatin tonë për kryetar të komunës së Prizrenit sikurse edhe për Listën tonë zgjedhore në Prizren për Zgjedhjet lokale 2013. Nga fillimi i Shtatorit jemi edhe me shtab zgjedhor i cili është në vlugun e përgaditjeve për fillimin e fushatës parazgjedhore. Ashtu që Partia Konservatore e Kosovës në Prizren,them me përgjegjësi të plotë, është e përgaditur për zgjedhjet lokale.

Kjo parti ka nisur themelimin nga Prizreni, por në fillim keni premtuar se do të jenë parti në nivel nacional, sa keni arritur të bëni shtrirje edhe nëpër qendrat tjera të vendit?

Po,është e vërtetë, që nga themelimi i PK-së jemi zotuar që partia jonë do të jetë një subjekt politik që ka karakter nacional,i cili do të ketë shtrirje në gjithë vendin. Fillimisht,në disa qendra regjionale filluam me organizimin e celulave, gjegjësisht këshillave nismëtarë, por për shkak të kufizimeve kohore dhe materiale,por, mbi të gjitha,duke mos dashur të bëjmë improvizime në punën tonë partiake,kemi vendosur që, fillimisht në qytetin e lindjes së PK-së,në Prizren,duke shndërruar atë ne bastion të saj,të bëjmë një model të suksesshëm dhe të mirëfilltë të organizimit partiak,të cilin pas zgjedhjeve lokale,në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare 2014 të shtrijmë në qendrat tjera të vendit. Shtrirja e Partisë Konservatore në qendra tjera te Kosovës takon fazës së katërt të Planit zhvillimor të PK-së,në realizimin e cilit jemi të përkushtuar dhe shumë të vendosur.

Cilat janë pretendimet tuaja për Prizrenin?

Prizreni është qytet i lindjes së Partisë sonë,të cilin jemi të vendosur të shëndrojmë edhe në bastion të saj. Prizreni është komuna e dytë për nga madhësia teritoriale,popullata dhe zhvillimi ekonomik në vend. Ai është ,pa dyshim,edhe kryeqendër e Vendit dhe Kombit tonë si në aspektin politik,kulturor, shpirtror, turistik. Kjo alternativë politike lindi ne Prizren,në qytetin e vlerave tona kombëtare,fetare,kulturore dhe qytetruese. Ky moment nuk është i rastit sepse Prizreni nuk simbolizon vetëm bukurinë, lashtësinë dhe trashëgimin, por ai në mënyrën më të mirë të mundshme simbolizon edhe gërshetimin e kulturave dhe qytetrimeve të Lindjes dhe Perendimit. Simbolizon bashkëjetesën në mes të etnive dhe konfesioneve.

Për dallim nga partitë e tjera, nuk do të thurrim vargje dashurie për Prizrenin vetëm gjatë fushatave elektorale dhe për qëllime elektorale dhe profitere. Si njerëz që e dojmë dhe e njohim shpirtin dhe problemet e Prizrenit si ne rrafshin ekonomik,social,gjeografik,ashtu edhe në ate kulturor,turistik,shpirtror dhe trashëgimor,oferta jonë do të jetë shumë konkrete dhe në funksion të politikave që do të mundësojnë zhvillim më të vrullshëm ekonomik të komunës,duke stimuluar investitorët vendor dhe të huaj,në veçanti do të jemi të hapur ndaj njerëzve tonë të suksesshëm në mërgatë,si ne Perendim ashtu edhe në Turqi. Zhvillimin ekonmik të vendit konsiderojme si celes të zgjidhjes së problemeve të shumëta me të cilat ballafaqohet vendi ynë. Në realizimin e orientimeve të saja programore,Partia Konservatore e Kosovës është e përgaditur si në aspektin programor ashtu edhe ne aspektin professional, duke ofruar Prizrenit dhe vendit vizion dhe njerëz të përgaditur dhe të ndershëm.
Kjo parti është themeluar duke u ndarë një pjesë nga struktura e Partisë së Drejtësisë, a pritet që pavarësisht kësaj, ju të bashkëpunoni në ndonjë formë me këtë parti?

Procesi i ndarjes sone, ose thënë më mirë dhe më saktë, procesi i arritjes së pajtimit brenda PD-së ka zgjatur gati dy vjet për çka është i njoftuar edhe opinioni dhe anëtarësia e gjërë e ish-subjektit tonë dhe pasi që përfundimisht u bindëm se në atë parti nuk ka ambient të shëndosh për veprim politik dhe se objektivi kryesor “zhvillimor” i saj është shkatrrimi i saj ,vendosëm që rrugëtimin tonë politik të vazhdojmë konform vizionit dhe bindjeve tona politike. Kemi respekt për pjesën më të madhe të anetaresise dhe për një pjesë të udhëheqësisë së saj dhe jemi të hapur për ta. Sa i përket bashkëpunimit eventual me Partine e Drejtësisë,për ne ky kapitull është i mbyllyr. Së paku deri sa udhëhiqet nga ky vizion dhe lidership. Bashkepunimi ynë i intensiv me anëtarësinë e saj pres të ndodhë ne fazën zhvillimore të radhës të PK-së,të cilën kemi planifikuar pas faktorizimit që do të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të Nëntorit,kur pres edhe falimentimin e PD-së.
Cilat janë pikat kyçe të programit të kësaj partie, cili është elektorati i saj?
Konsideroj se Prizreni dhe vendi ynë në përgjithësi ballafaqohet me një klasë politike të tjetërsuar nga qytetarët dhe rrjedhimisht ajo nuk jeton me problemet reale dhe të përditshme të tyre. Kosova si një vend i cili ka kaluar nëpër faza shumë dramatike dhe tragjike në dekadat e fundit si pasojë e okupimit,luftës dhe tranzicionit ka probleme të shumëta. Por,ne si Parti Konservatore konsiderojmë se problemet e Kosovës nuk janë pa zgjidhje,sepse vendi ynë disponon me resurse nëntokësore dhe mbitokësore,trashëgimi të pasur historike dhe kulturore dhe pasuri të medha natyrore për zhvillimin e ekonomisë dhe tuzrizmit.Por,mbi të gjitha, vendi ynë ka një popullatë dinamike dhe të re e pajisur me virtyte dhe vlera siç janë gadishmëria për solidaritet dhe për sakrificë për prosperitet dhe mireqenje mbarëkombëtare. Çelësi për zgjidhjen e problemeve të shumëta të vendit është në faktorizimin e një klase politike vizionare dhe të ndershme.

Partia Konservatore e Kosovës një prej orientimeve themelore programore e ka përkushtimin për zhvillim ekonomik të vendit,të cilin e konsideronë si pikënisje e zgjidhjes së problemeve te tjera të rënda me të cilat ballafaqohemi,sikurse janë problemet sociale, shëndetsore, arsimore, kulturore etj. Këtë do të realizojmë me krijimin e kushteve sa më të volitshme dha favorizuese për investitorë vendorë dhe të huaj në sektorin e prodhimtarisë,bujqësisë,blegtorisë dhe turizmit ku vendi ynë disponon me potencial premtues. Andaj,edhe ne qeverisjen e Partisë Konservatore ne Prizren ,ne do të krijojmë zonën industriale ose parkun teknologjik të Prizrenit në bazë të modeleve të avancuara moderne dhe përvojave dhe praktikave të mira. Investimet nuk do të bëhen sa për sy e faqe por do të jenë të mbështetura në mënyre institucionale me partnerë tanë strategjik. Në bazë të analizave tona për zhvillimin e duhur të Prizrenit do të fillojmë me një hapësirë prej 300 mijë m², me rreth 1000 veprimtari dhe mundësi punësimi për 7 mijë punëtorë.

Si do të qeverisej Prizreni, nëse qytetarët ua besojnë juve këtë?
Prizreni me qeverisjen e Partisë Konservatore të Kosovës do të qeveriset ashtu siç e meriton dhe si qeveriset nje familje nga vetë familjarët e saj. Ne,Prizrenit ia njohim shpirtin dhe do t’ia kthejmë shëlqimin!
Në Prizren në bazë të matjeve të opinionit të qytetarëve, gara për pushtet do të jetë e orientuar në mes të LDK-së dhe PDK-së, në këtë rast a do ta përkrahnit ndonjërit prej tyre, dhe nëse po cilin?
Ne baze te disa matjeve edhe ne dalim si parti e tretë ose e katërt. Por,këto janë gjëra relative. Ne në agjendën tonë kemi vetëm e vetëm Partinë Konseravtore dhe qytetarët e Prizrenit,kjo ka qenë përgjigjja jonë ofertës së këtyre partive që këto sondazhe i favorizojnë. Pothuajse tash e një vit jemi duke punuar me përkushtim për këto zgjedhje,ku ,me të drejtë presim fitoren e Partisë Konservatore. Por,për ne 3 Nëntori shumë,shumë i rëndësishëm edhe nga perspektiva zhvillimore e PK-së në aspektin e shtrirjes në nivel vendi dhe faktorizimi i saj edhe në nivel republikan. Pas 4 Nëntorit do të vendosim çka është më së miri për qytetarët, pavarësisht a do të jemi pjesë e qeverisë apo opozitës. (reporteri.net)

Më Shumë

Lajmet e Fundit