12.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

Niset për të kërkuar azil, vdes në kufi 61 vjeçari kosovar

MerdareNjë 61 vjecar ka ndërruar jetë gjatë natës së mbrëmshme në pikën kufitare në Merdarë. I ndjeri ishte duke kaluar kufirin me turmën e personave që po e lëshojnë Kosovën.

Mësohet se viktima ishte Mustaf Bislimi i lindur më 14.04.1953, nga fshati Ballovc i komunë së Povujevës

Komandanti i policisë rajonale në Podujevë, Isak Ejupi e ka konfirmuar lajmin për Indeksonline se 61 vjeçari ka ndërruar jetë në autobusin i cili po i barte udhëtarët për në Serbi.

“Si rrjedhojë e hetimeve të para mësojmë se i ndjeri ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, ka thënë Ejupi për Indeksonline.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në obduksion në morgun e Prishtinës.

Më Shumë

Eurovizion 2024: Dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj, nata finale më 11 maj

Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, "Eurovision 2024" i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Konkursi i këtij viti do...

Sot Dita e Evropës – shënohet edhe në Kosovë

Dita e Evropës e cila shënohet më 9 maj ka të bëjë pikërisht me deklaratën e 9 majit të vitit 1950 kur edhe u...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit