8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

NISMA fton qytetarët të mos shpërngulen, por t’i bashkohen për të ndryshuar keqqeverisjen

Fatmir Limaj, nismaNisma për Kosovën thotë se herët kishte paralajmëruar për të gjitha rrjedhat negative që ishin pasojë e një qeverisje të keqe.

Për fat të keq, thotë partia e Fatmir Limajt, shumë rrjedha të ditëve të fundit po e konfirmojnë se kishin të drejtë për të gjitha shqetësimet e ngritura, teksa kjo nuk po i bën ata të lumtur.

“Në Kosovë, para syve te qeveritarëve tanë po ndodh shpërngulja më e dhimbshme e qytetarëve tanë, e jo migrim ilegal siç po e quan Qeveria e Republikës. Kjo nuk është vetëm shpërngulje e qytetarëve nga Kosova, por largohen edhe bizneset me paratë e tyre. Kjo situatë pa dyshim që do të lë pasoja tjera në ekonomin e vendit dhe në Buxhetit e Kosovës. Sigurisht në të ardhmen do të kemi edhe më pak tatime në të ardhura, më pak të hyra në dogana, më pak konsum, etj”, thotë Nisma në një komunikatë për media.

Kjo parti thotë se tek shumica e qytetarëve që po e lënë Kosovën mbizotëron bindja se këtu nuk ka punë, nuk ka kushte për jetë normale, nuk ka siguri dhe se mungon perspektiva për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Nisma për Kosovën konsideron se, pasojë e kësaj gjendje janë: keqqeverisja e vazhdueshme, sidomos në vitet e fundit dhe koalicioni i tashëm qeverisës ka qenë tepër zhgënjyes për qytetarët.

“Kjo qeveri me politikat e saj të dëmshme në çdo segment të jetës, ka shkatërruar besimin dhe entuziazmin e qytetarëve për ndryshime pozitive. Në vend që shteti të hapte perspektiva për qytetarët e tij, ndodhi kapja e shtetit nga grupet informale të politikës”, thuhet në komunikatën e Nismës, përcjell koha.net. “Frika dhe shantazhi u instaluan në të gjitha segmentet e shtetit nga njerëzit e pushtetit. Që nga fillimi partitë qeveritare janë udhëhequr nga gënjeshtrat, mashtrimet e premtimet e vazhdueshme, në çdo fushatë zgjedhore qytetarët janë mashtruar me liberalizimin e vizave. Kanë dhënë premtime të rrejshme dhe të parealizuara, kanë premtuar qindra milionë investime për secilën komunë. Kanë bërë premtime marramendëse për rritje pagash dhe hapje të qindra mijëra vendeve të reja të punës”, thuhet më tej aty.

Sipas Nismës, të gjitha këto premtime kanë pasur vetëm një qëllim, mashtrimin e qytetarëve për t’u marrë votën, e fatkeqësisht qytetarët në emër të shpresës kanë ra në kurthin e këtyre mashtrimeve dhe gënjeshtrave te pa turpshme te atyre që sot janë në qeverisje të vendit.

“Rrënimi i institucioneve të pavarura dhe instalimi i qeverisjes klienteliste e përhapur në mënyrë masive në çdo institucion publik e shtetëror si duket ka qenë prioritet për këta qeveritarë. Rrënimi dhe abuzimi me pasurinë publike e kombëtare është shoqëruar me një sistem parapolitik në funksion të kontrollit të të gjitha institucioneve publike dhe private ka qenë një nga prioritet e këtyre njerëzve që sot qeverisin me vendin”, shpreh bindjen Nisma, teksa shton se të gjitha këto, kanë ngushtuar hapësirën, kanë humbur mundësinë dhe kanë mbytur shpresën qytetarëve të vendit që sot po shpërngulën nga Kosova.

Këto janë disa nga shkaqet e shumta që kanë shkaktuar që qytetarët kanë humbur çdo shpresë për një jetë të dinjitetshme për vete dhe të fëmijëve të tyre.

“Nisma për Kosovën i fton të gjithë qytetarët që mos të shpërngulen, por të bashkohemi për të ndryshuar këtë gjendje të shkaktuar nga keq qeverisja, papërgjegjësia dhe injoranca e qeveritarëve. Vetëm qytetarët e bashkuar mund ta ndryshojnë gjendjen dhe shpresën për një të ardhme të dinjitetshme në vendin tonë. Vetëm qytetarët e bashkuar rreth një programi kombëtar për ndryshim e kthejnë shpresën dhe besimin qytetarë”, thuhet në reagimin e Nismës.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit