Ultimatum rektorit Zejnullahu

Studentët e veteranëveKëshilli Organizativ i studentëve të kategorive të dala nga lufta, i ka bërë thirrje rektorit të UP-së, Ramadan Zejnulllahu dhe Këshillit Drejtues të UP-së, që në një mbledhje urgjente ta trajtojë çështjen e regjistrimit të fëmijëve të kategorive të dala nga lufta e UÇK në Universitetin e Prishtinës me automatizëm.

Ata i kanë dhënë kohë rektorit Ramadan Zejnullahu që deri të hënën në orën 12:00 t’u kthejë një përgjigje në të kundërtën do të ketë përsëri protesta.

“KO i studentëve të kategorive të dalura nga lufta njofton se sot në ora 11:00 dorzuam kerkesën në Këshillin Drejtues të UP -se që me një mbledhje urgjente të trajtohet kjo qështje dhe të dalin me një pergjigjie pozitive në lidhje me këtë qështje . Ne si KO paralajmrojm se nëse deri me datën 10.02.2014 ora 12:00 nuk marrim një përgjigjie pozitive atëhere në mbështetje të plot me shoqatat e dalura nga lufta , do të dalim me një kërkes të vetme dorheqjen e rektorit” (sic), thuhet në njoftimin e KO dërguar mediave.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit