3.8 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Nisma: I dënuari Ramadan Muja po hapë tenderë për militantët e PDK-së

Nisma në Prizren, akuzon pushtetin e Ramadan Mujës, se ka hapur tenderë për militantët e PDK-së.
“Të kapluar nga ethet e humbjes së zgjedhjeve, qeveria e të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja në Prizren, në mungesë të vizionit dhe objektivave për ti shërbyer qytetarëve pa dallime, ka vazhduar trendin e tenderomanisë, ku ka hapur shumë projekte për investime, një numër i të cilëve i shërben individëve të caktuar dhe militantëve partiak”, thuhet në reagimin e Nismës në Prizren.

“Rasti më eklatant i investimit për ujin e pijes në fshatin Gënqar, tregon nivelin e këtij pushteti i cili edhe përkundër se rreth 300 familje të këtij fshati janë pa ujë të pijes, ata kanë investuar shumen prej 60 mijë euro nga paratë e taksapaguesve, për ta furnizuar me ujë të pijes vetëm një familje të aktivistit të tyre partiak”.

“Lagjja “Bajram Curri” vazhdon të mos jetë në hartat e investimeve nga ky pushtet. Banorët e kesaj lagje kanë mungesë të ujit të pijes, nuk kanë kanalizim as edhe rrugë të cilat e rëndojnë tej mase jetën në këtë lagje”.

“Raste të tilla të investimeve publike këtë vit janë evidente kudo nëpër fshatra dhe lagje të komunës së Prizrenit, ku me paranë publike investohet edhe pa prioritet në favor të mbledhjes së votave, duke shkuar aq larg sa aktivistet e partisë në pushtet janë duke i matur edhe oborret e shtëpive të personave të caktuar për ti shtruar me kubëza, në shkëmbim të votës”.

“Politikes mashtruese të pushtetarëve në Prizren është duke iu ardhur fundi pamvarësisht ndarjes së qytetarëve në fushën e investimeve mbi baza partiake, qytetarët e Prizrenit në zgjedhjet e ardhshme do ti gjykojnë me votën e tyre”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

P.C Prizreni mposht Istogun, mbetet lider

Proton Cable Prizreni ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Parë të basketbollit, duke mposhtur Istogun me rezultat 89:75. Skuadra prizrenase zhvilloi...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit