11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

NISMA i përgjigjet Ramë Bujës për “rikthimin” e Fatmir Limajt në PDK

Nisma Socialdemokrate ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të liderit të saj, Fatmir Limaj, në Partinë Demokratike të Kosovës.

Sekretari i Nismës, Endrit Shala ka thënë të enjten se Limaj është i përqendruar në fuqizimin e Nismës.

“NISMA tashmë është më e fortë se kurrë! Jemi çdo ditë duke punuar me strukturat e degëve të NISMA. Ne jemi parti politike serioze, nuk është diskutuar asnjëherë në NISMA ndonjë rikthim në PDK”, deklaroi Shala për Front Online të enjten.

Shala, megjithatë nuk e përjashton mundësinë për koalicion me PDK-në, apo me partitë e tjera politike.

Ish-nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja, ka deklaruar se nuk e beson që mund t’i kufizohet dikujt të kthehet në Partinë Demokratike të Kosovës me gjithë këtë gjendje të saj, qoftë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“S’iu kam thënë asnjëherë që vinë apo të kthehen në PDK. S’ka qenë keq që të kthehet në parti dikush që ka gabuar dhe ikur nga partia”, tha Buja.

Më Shumë

Prizren/ Dorëzohet në polici një i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e...

Llapi fiton ndaj Ballkanit

Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi...

Lajmet e Fundit