9.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Nisma merr mbështetje në Lagjen e Trimave të Prizrenit

Kandidatët për deputetë të  Nismës Socialdemokrate në Prizren,  kanë mbajtur tubim me elektoratin e lagjes “ Tusuz”, në sallën e edukatës fizike të shkollës “ Fadil Hisari”.

Kryetari i degës dhe kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se kjo lagje ka bërë shumë për lirinë e Kosovës dhe banorët e saj duhen respektuar dhe mbështetur më shumë nga institucionet tona.

Ai kërkoi që më 6 tetor masovisht të mbështetet koalicioni Nisma- AKR-PD,” për shkak të proceseve të rëndësishme që e presin vendin tonë, e ai njeri që mund t’i vendos gjërat në vendin e duhur, është Fatmir Limaj”, theksoi ai.

https://www.facebook.com/ZafirBerisha7/videos/382435439359952/

Kandidati për deputet , Adem Qemali, para bashkëqytetarëve tregoi arsyet që e nxiten atë të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Nisma-s Socialdemokrate.

Një fjalë rasti para të pranishmëve e mbajti edhe kandidati, Shukri Quni, i cili tha se “qytetarët duhet të jenë të bashkuar rreth Nismës, e sidomos Tusuzi i cili gjithmonë ka qenë në krye të lëvizjeve kombëtare”.

Në këtë tubim kanë folur edhe kandidatët tjerë, të cilët kanë ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje masovisht dhe me votën e tyre të mbështesin koalicionin Nisma-AKR-PD./TV Prizreni/

Më Shumë

Malisheva ia thellon krizën Prishtinës, e mposht në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të...

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit