18.4 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Nisma në “Kurillë” të Prizrenit: Nuk guxojmë që fatin e Kosovës ta lëmë në duart e njerëzve të pasigurt

Kandidatët për deputetë nga radhët e Nismës e kanë kërkuar besimin tek votuesit e lagjes “Kurillë” të Prizrenit.

Ata janë pritur ngrohtësisht nga banorët e kësaj lagje.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Kosovës i duhen njerëz që dinë dhe janë të sprovuar qoftë në planin politik, qoftë në atë kombëtar.

“Ndërsa ne nuk guxojmë që fatin e Kosovës ta lëmë në duar të njerëzve të pasigurt, të cilët mundohet ta mohojnë të kaluarën e lavdishme të vendit tonë”, tha ai.

“NISMA Socialdemokrate dhe kandidatët e saj janë të sprovuar dhe të dëshmuar në çdo kohë kur shteti ka pasur nevojë pë ta, andaj tani është momenti që me 14 shkurt t’i japim jetë projektit tonë Me Çlirimtarët, në mënyrë që ne të kemi më shumë mundësi për mbrojtje të vlerave kombëtare, ruajtjen e identitetit të shtetit dhe ndërtimin e një të ardhme të dinjitetshme për qytetarët e Kosovës”.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Muhamet Shalaj, Afrim Tejeci, Veton Rexhaj dhe Leart Batusha, thanë se përqafimi i kazuës tonë Me Çlirimtarët nga qytetarët e Kosovës, vetëm sa e forcon edhe më shumë bindjen se NISMA Socialdemokrate do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve, dhe zëri i Çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Më 29 tetor fillon pushimi vjeshtor për të gjitha shkollat e Kosovës

Nxënësit e shkollave të Kosovës do të kenë pushim treditor këtë javë, nga 29 deri më 31 tetor 2025, sipas kalendarit zyrtar të vitit...

Dy ndeshje, dy fitore — P.C Prizreni mposht Dritën

Proton Cable Prizreni vazhdon dominimin në Ligën e Parë, duke regjistruar fitore të dyta radhazi këtë sezon. Ndeshja e zhvilluar në Palestrën “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit