15.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Nisma në Prizren akuzon pushtetin e Ramadan Mujës

Nisma në Prizren ka kritikuar edhe sot pushtetin komunal të Ramadan Mujës. Sipas këtij subjekti politik, “Dokufest” ka mbetur vlera e vetme në këtë qytet.

Reagimi pa ndërhyrje i Nismës në Prizren

Të nderuar qytetarë, duke marrë në konsideratë problemet dhe parregullsitë e panumërta në Komunën e Prizrenit, e shohim më se të arsyeshme që të paraqesim një reagim i cili vë në pah problemet në këtë Komunë dhe qartëson faktin se udhëheqësit e kësaj komune janë të padenjë për udhëheqje, gjë që është konfirmuar edhe nga gjykata e cila ka shpallur fajtor Kryetarin e Komunës si dhe drejtorët e tij ,derisa vlen të theksohet se fajtor është shpallur edhe ish-drejtori Administratës, dhe aktualisht kryetar i PDK-së në Prizren.

Që nga shpallja fajtor e Kryetarit të Komunes dhe vartësve të tijë, në komunen e Prizrenit nuk kemi pasur asnjë takim zyrtar nga ndonjë delegacioni i huaj, apo ndonjë investitor që ka shprehur interesim për të investuar në këtë komunë dhe konsiderojmë se kjo ka ardhur si pasojë e korrupsionit, keqmenaxhimit, sjelljeve abuzive me qytetarët, si dhe mos ofrimit të kushteve për investitorët e huaj.
E vetmja vlerë që i ka mbetur këtij qyteti, e që krijon nxitje për tu vizituar, është koha kur mbahet festivali DOKUFEST.

Mirëpo tejet shqetësuese është fakti se për shkak të korrupsionit, sjelljeve abuzive ndaj qytetarëve si dhe anomalive të shumta që po i ndodhin këtij qyteti, në një të ardhme të afërt mund të mos mbahet edhe ky festiaval, në qyetin e Prizrenit. Shpresojmë që jo !

Për të mos ardhur deri në këtë pikë, ne shprehim shqetësimin tonë përmes pyetjes se: Qka ofron drejtoria e urbanzmit për këtë festival ? –Asgjë !!Urbanizimi i këtij qyteti është shkatërruar duke filluar nga pjesa më e ndjeshme e këtij qyteti, konkretisht nga zona e vjeter historike, të cilat nuk po çmohen dhe ruhen sa duhet. Prizreni, sidomos 4 vitet e fundit, vërtetë është mbërthyer nga ndërtimet e larta, derisa shumë prej tyre janë pa leje nga organet përkatëse, potencojmë faktin se këto ndërtime janë fokusuar pikërisht në zonën e quajtur ‘’qyteti i vjetër’’ konkretisht ‘’Zona Historike’’, e që rrjedhimisht këto ndërtime të shumta në këtë zonë po e tjetërsojnë pamjen e këtij qyteti. Sipas organizatave lokale, vlerësohet se vetëm në tre vitet e fundit janë ndërtuar rreth 100 objekte në ‘’zonën historike’’. Ndërkaq, vlen të rikujtojmë edhe peticionin e nënshkruar në vitin 2012 ng 10 mijë qytetarë rreth kësaj çështje, peticion i cili nuk u mor në konsideratë as nga udhëheqja e kaluar e asaj nga kjo e tanishmja. Gjë që paraqet neglizhencë, mos interesim dhe papërgjegjësi sa i përket ndërtimeve në ‘’zonën historike’’

Komuna e Prizrenit, është një ndër komunat që vizitohet më së shumti nga turistët, e sidomos në sezonin e verës, por mungesa e parkingjeve vështirson vizitat dhe i bën ato edhe të mundimshme. Në Prizren ekzistojnë hapsira të pamjaftueshme parkingu për automjete të llojeve të ndryshme. Janë lëshuar aty këtu ndonjë krah rruge si parking me pagesë, pa plotësuar kurrfarë kushte për qytetar, edhe pse që tetë vite janë premtuar parkingje nëntoksore, nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Si rrjedhojë e kësaj, qytetarët e Prizrenit, po i prishin shtëpitë e tyre për të ofruar hapësirë për parkingje për qytetin, gjë e cila po krijohet për qëllime komerciale, derisa në anën tjeter po çrregullohet arkitektura e vjetër në këtë qytet, krejt kjo pra si pasojë e keqmenaxhimit nga pushtetarët aktual të korruptuar dhe të papërgjegjshëm.

Përveq vizitorëve të huaj edhe qytetaret e shumtë nga e gjithë Kosova mbase mund ta anashkalojnë Dokufestin vetëm e vetëm për shkak të mosofrimit të një mundësie komode për të vizituar këtë qytet. Prandaj me të drejtë konsiderojmë se nëse largohet ky festival atëher qyteti i Prizrenit do të shërbejë vetëm për xhirimin e filmave Horror.

Gjithashtu shpresojmë që gjatë kësaj kohe, të mos sëmuret ndonjë turist që ka ardhur për ta përcjellur Dokufestin, sepse ofrimi i shërbimeve shëndetësore, është jashtë gjitha standardeve, qendra e mjekësisë familjare në Prizren nuk posedon as fasha sterile, e ndërkaq në atë qendër të mjeksisë familjare investohen me qindra e mijëra euro çdo vitë, kurse shërbimet me barna çdoherë e më shumë vijnë e vështirsohen për qytetarët. Pra në këtë qender janë investuar mijëra euro dhe nuk është penguar asnjë investim deri më tani. Këto investime janë bërë sepse këtë e kanë kërkuar ata që drejtojnë këtë qendër, e që prinë djali i kryetarit të Komunës, prandaj dhe në këtë qendër të mjeksisë familjare pengohet auditimi, për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit që e ka kapluar këtë qendër dhe tërë qytetin e Prizrenit.

Qytetar të nderuar të Prizrenit, ju jeni duke e përjetuar dhe vuajtur pasojat e kësaj udhëheqje të korruptuar të komunës së Prizrenit, andaj është koha për të ndryshuar çasjen dhe qeverisjen në këtë qytet. Ky qytet i ka humbur të gjitha vlerat për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit, ku si pasojë e kësaj të rinjët nuk po shohin kurrfarë perspektive për një të ardhme, prandaj dhe po ia mësyejnë rrugëve të perëndimit ,andaj si asnjherë më parë, të bashkohemi dhe ti themi JO këtyre dukurive negative që çdo ditë po e shkatërrojnë dhe degradojnë këtë qytet.

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Policia në Prizren sekuestron një pistoletë

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër-kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku është...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit