NISMA në Prizren mesazh urimi për Kurban Bajram

NISMA Socialdemokrate, dega në Prizren, përgëzon dhe uron krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjithashtu uron të gjithë besimtarët mysliman dhe të gjithë qytetarët e Republikes së Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Meqë, festa e Kurban Bajramit karakterizohet pikë së pari me fuqinë e besimit në Zot, me ndihmen dhe shtrirjen e dorës për njëri-tjetrin, si dhe besimin në vlerat e përgjithshme njerëzore, atëherë duam t’a përçojmë urimin me besimin e thellë se festa e Kurban Bajramit, nga viti në vit, ka për të sjellë më shumë paqe, dashuri, respekt e harmoni në mesin e të gjithëve në Kosovë, në mesin e bashkëkombasve dhe besimtarëve tanë, kudo ku ata jetojnë dhe veprojnë”, thuhet në urim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit