AAK-ja në Prizren uron për Bajram besimtarët myslimanë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prizren, të gjithë qytetarëve të besimit islam ua ka uruar festën e Kurban Bajramit.

“Kryetari Degës së AAK-së Lulzim Kabashi në emër të Degës dhe në emrin e tij personal i uron të gjithë qytetarët e besimit Islam për festën e Kurban Bajramit”, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

“Festa e Kurban Bajramit është festë e fuqisë së besimit në Zotin, është festë e sakrificës, e solidaritetit, prandaj Dega e AAK-së duke u dëshiruar harmoni, shëndet dhe begati të gjithë besimtarëve të besimit Islam uron për solidaritet, ndihmë, dhe shtrirje të dorës se ndihmës për njëri-tjetrit duke e forcuar besimin në vlerat njerëzore”.

“Dega e AAK-së uron besimtarët e fesë Islame që t’i kalojnë ditët e kësaj feste në paqe harmoni”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit