8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Nisma përkrahet fuqishëm edhe në Has

nsma ne krajkNisma për Kosovë ka marrë mbështetje të fuqishme në Hasit. Qindra banorë nga rajoni i Hasit, kanë marrë pjesë në tubimin elektoral që është mbjatur në fshatin Krajk.

Kandidati i Nismës për deputet të Parlamentit të Kosovës nga Hasi, Muhamet Shala, premtoi se nëse zgjedhet deputet do të jetë zëri i Hasit.
“Unë do të jem zëri juaj në Parlament të Kosovës dhe besimi juaj për ne do të jetë përgjegjësi në ndërtimin e shtetit ligjorë”, tha Shala.

Kandidati për deputet dhe koordinatori i Nismës në Prizren, Sejdulla Hoxha, ndërkaq, shpalosi pjesë nga programi para të pranishmëve dhe kërkoi që të mbështeten fuqishëm kandidatët në listën e Nismës. Ai po ashtu kërkoi që hasjanët të mbështesin kandidatin e tyre nga Hasi, Muhamet Shalën.

nisma ne krajkkk
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i BD-së, Zafir Berisha.“Ka ardhur momenti që hasjanët të kontribojnë në ndryshimin që e pret Kosovën me 8 qershor, që me besimin e tyre për numrin 59 të kontribojnë në rikthimin e demokracisë në vend”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Lajmet e Fundit