Një emër që askush nuk e priste, mos ndoshta Ardit Gjebrea zbuloi moderatoren e “Kënga Magjike”

Producenti i njohur, Ardit Gjebrea ka publikuar një foto me moderatoren Luana Vjollca në profilin e tij në Instagram. Kjo ka bërë që të nisin aludimet që bukuroshja bionde do të jetë prezantuesja e këtij edicioni në Festivalin Kënga Magjike. Ndonëse, Arditi nuk ka konfirmuar asgjë, komentet kanë qenë të shumta.

Moderatori i ka uruar mirë se ardhjen në Klan Luanës, por përmendja e fjalës “magjike”, ka nxitur thashethemet.

“Mirë se vjen! Duke qënë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë edhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua”, ka shkruar Gjebrea.

Postimin e ka shpërndarë edhe Luana, e cila i drejtohet Arditit me fjalët: “Magjik përherë”.

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Lajmet e Fundit