Një familje në zi, një e mbyllur pas vrasjes në Suharekë (VIDEO)

Dera e familjes Luga nga fshati Duhël i Suharekës është e mbyllur.

Dy djemtë e kësaj familje, dyshohen të jenë pjesëmarrës në vrasjen e 17 vjeçarit, Blerand Muharremaj nga Gjinovci i Suharkës.

Prindërit e dy të duashrve që tash janë arrestuar, janë tronditur nga ngjarja që ndodhi të martën në stacionin e autobusëve në Suharekë.

Meshkujt e kësaj familje shprehin keqardhje me atë se çfarë ka ngjarë.

Situatë shumë më e rendë, është në familjen Muharremi, atje ku të mërkurën pasdite u varros 17 vjecari, Blerand Muharremi.

Në këtë ditë zie familja e as kryetari Bali Muharremi që e ka të afëm viktimën, nuk kanë folur për T 7.

Por, ai që ka folur për këtë rastë është njeriu që e dërgoi deri në spital Blerandin, tashmë të ndjerë.

Edhe banorët e Suharëkës ndjehen të tmerruar me atë se çfarë ka ndodhur dje në stacionin e autobusëve në Suharekë.

Në shkollën “Skënder Laurasi” ku i ndjeri vijonte mësimet nuk kanë dashur të prononcohet para kamere.

Prapa saj thanë se problemet për vajza mund të ketë qenë arsyet që sollën përleshjen me thika, ku mbetën të lënduar 4 persona dhe u arrestuan tre të tjerë.

 

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit