17.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Një muaj paraburgim për rrahjen e të dashurës në Mamushë


Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.M. pasi ka rrahur të dashurën e tij F.M.

Gjykata ka bërë të ditur se më 24 dhjetor në Mamushë, i dyshuari kishte grushtuar të dashurën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore dhe mavijosje në fytyrë.

“Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se i pandehuri me datën 24.12.2018, rrethe orës 01:00 të mesnatës, në Mamushë saktësisht në shtëpinë e tij, me dashje i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës me iniciale F.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje që kishin në mes vete, meqë të njëjtit janë në lidhje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grusht në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore dhe mavijosje në fytyrë, të konstatuar sipas raportit të Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Goditën dy këmbësore në Prizren, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e hënë në Prizren, në rrugën “Ismail Kryeziu”. Sipas raportit zyrtar, një...

Vërmicë: Shtetasi shqiptar tenton t’i japë ryshfet policisë dhe doganës – arrestohet

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet një zyrtari policor dhe një doganieri. Gjatë...

Lajmet e Fundit