19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Një muaj paraburgim për të gjithë të dyshuarit për terrorizëm

terroristet kosovar ne siri

Me vendimin gjykatësit në Gjykatës Themelore, 40 të arrestuarve të akuzuar për pjesëmarrje e nxitje pjesëmarrjeje në luftërat ndërarabe si dhe për terrorizëm, u është shqiptuar një muaj paraburgim.

40 të arrestuarve si të dyshuar për terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftërat në Siri e Irak, u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Lajmin e ka konfirmuar për Radio Kosovën, Besnik Berisha, avokat mbrojtës i Hadi Nurës, i arrestuar ditë më parë.

“Gjykata Themelore publikoi aktvendimin. Pra, u është caktua masa e paraburgimit për 40 të ndaluarit dhe ata do të mbahen në fazën e paraburgimit në qoftë se ky vendim nuk do të ndryshohet në fazën ankimore në afat prej 30 ditësh”, ka theksuar ai.

Berisha për më tepër ka thënë se nëse vërtetë Gjykata ka arritur të vërtetojë dyshimin e bazuar për këta persona, atëherë ky është një dështim i madh për institucionet e sigurisë në Kosovë për mos intervenim me kohë.

“Nëse Gjykata ka arritur ta vërtetojë dyshimin e bazuar për këta persona, atëherë konfirmon një dështim të institucioneve të sigurisë për mos intervenim të mëhershëm dhe mosmarrjen e masave preventive. Po ashtu, në si palë mbrojtëse e konsiderojmë një vendim që është marrë një shkelje të parimit të arsyetimit të vendimeve gjyqësore dhe sigurisht i mungojnë arsyet veç e veç për secilin të ndaluar”, tha ai.

Ndërkohë, Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar edhe tre persona të tjerë, si të dyshuar për terrorizëm. Përmes një komunikate të lëshuar për media, policia ka sqaruar se dy nga të arrestuarit janë personat me inicialet Z.Q, i lindur në vitin 1980 në Gjilan, si dhe L.K, i lindur në vitin 1987 në Polac të Skenderajt.

Sipas komunikatës së policisë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, personi i dyshuar Z.Q. nuk ka qenë në shtëpinë e tij, por i njëjti është gjetur nga Policia i fshehur në veturën e tij në një terren malor në afërsi të shtëpisë, përderisa i dyshuari i dytë është gjetur në vendbanimin e tij. Gjatë urdhër kontrolleve janë sekuestruar edhe dëshmi materiale që ndërlidhen me veprat për të cilat dyshohen ata.

Gjithashtu është bërë e ditur se Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një personi me emrin N. Abdyli në Prizren. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e rrjetit të grupit të të arrestuarve që dyshohen për pjesëmarrje dhe bashkëpunim me organizatat terroriste ISIS dhe Al-Nusra.

Personave të arrestuar iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Më Shumë

Sot fillon viti i ri shkollor

Sot më 2 shtator, do të fillojë viti i ri shkollor 2024/2025.   Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacinit, Arbërie Nagavci, njoftoi se në koordinim...

Kuvendi i Komunës së Prizrenit thërret mbledhje më 12 shtator

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më...

Lajmet e Fundit