4.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Një muaj paraburgim për tentim vrasje në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.E. nga Prizreni.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, në bashkëkryerje, nga neni 179 para.1.11.lidhur me nenin28 dhe 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 23.11.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 23.12.2018.

“Me datën 19.09 2018 rreth orës 22.20 minuta në Prizren, pikërisht në afërsi të ”Orhan Market” duke qenë në shoqëri edhe me të pandehurit me iniciale D.S dhe K.S si dhe M.B dhe S.K. tentojnë me dashje të privojnë nga jeta personat e tjerë në atë mënyrë që në momentin kur i vërejnë të dëmtuarit me iniciale M.B-1; M.B-2 dhe Q.G. që ishin duke qarkulluar me automjet, të pandehurit me automjetin e tyre u dalin përpara dhe i detyrojnë ta ngadalësojnë automjetin, dalin nga automjeti të pandehurit me iniciale D.S ; K.S, dhe M.B të pajisur me armë zjarri, e të pandehurit me iniciale S.K dhe E.E. të pajisur me shufra metali i drejtohen automjetit në të cilin ishin të dëmtuarit dhe fillojnë t’i sulmojnë duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të automjetit ku një predhë e godet automjetin e të dëmtuarve, dhe një predhë godet frigoriferin dhe xhamat e vitrinës “Orhan Market”, me ç’rast të dëmtuarit dalin me shpejtësi nga automjeti dhe fillojnë të vrapojnë duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Më Shumë

Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja

Një incident i rrezikshëm është raportuar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku dyshohet se një plumb qorr ka goditur një shtëpi private dhe ka...

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3x3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025...

Lajmet e Fundit