1.7 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit (04.09.2023), dhe mund të zgjasë deri më datën 04.10.2023, ndaj të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

A.G. dyshohet për vrasjen e B.M. më 3 shtator në lagjen “Arbanë” në Prizren. Ai ishte arratisur për dy ditë, por u arrestua nga Policia në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Gjykata e ka përshkruar në detaje se si ka ndodhur vrasja e rëndë, dhe ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas Gjykatës, i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka marrë armën e tij AK-47 pasi ka pasur një debat të çastit me viktimën mesditën e 2 shtatorit. Tutje, siç thotë Gjykata, i dyshuari del nga shtëpia dhe shkon drejt viktimës, i cili ishte duke ecur me gruan dhe vajzën e tij tetëvjeçare.

Gjykata ka konstatuar se A.G. i pajisur me pushkë automatike AK-47 zbret nga automjeti dhe gjuan dy-tre herë drejt viktimës B.M., të cilin e godet në regjionin e barkut. Nga goditjet e marra, viktima rrëzohet në tokë.

Por kjo nuk i mjafton të dyshuarit, që sipas Gjykatës, me revole i afrohet viktimës dhe me një rafal prej dhjetë plumbave e godet në kokë – ndërkohë që gruaja dhe vajza e viktimës ishin gjatë gjithë kohës prezentë.

Njoftimi i gjykatës:

“Me datë 2 shtator rreth orës 18:45 minuta, në Prizren, në lagjen “Arbanë”, i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çasti që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e sheh viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarat (bashkëshortja e viktimës, dhe vajza tetë vjeçare e viktimës), dhe të dëmtuarit R.M. dhe H.Sh., ashtu që i pandehuri A.G., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkë automatike AK-47 me nr. serik 56-……. zbret nga automjeti, shkrep 2-3 herë në drejtim të viktimës B.M., me ç’ rast të njëjtin e godet në regjionin e barkut, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës me ç’ rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, përderisa të dëmtuarat (bashkëshortja dhe vajza e viktimës), gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa të dëmtuarit R.M., dhe H.Sh., arrijnë të fshihen, më pastaj i pandehuri A.G., hip në automjetin e tij, largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, deri në ditën e arrestimi me datë 04.09.2023. Deri me datë 4 shtator 2023, në shtëpinë e tij, në lagjen “Arbana”, i pandehuri A.G., , në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, mban në pronësi dhe në kontroll pushkë automatike AK-47 me nr. serik 56-……., së bashku me dy karikatorë të mbushur me fishekë, e me të cilën armë dyshohet se e ka privuar nga jeta B.M., e të cilën armë policia e ka gjetur, gjatë kontrollit të shtëpisë ku ishte fshehur i pandehuri në fshatin Tërpezë Komuna. e Malishevës”.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Ballkani mbyll vitin me fitore në derbin lokal ndaj Suharekës

Ballkani triumfoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superligës së Kosovës në futboll. Lindon Emërllahu shënoi...

Homazhi për Nijazi Bytyqin rikthen në kujtesë tingujt legjendarë dhe prezanton vlerat muzikore të djemve të tij

Trashëgimia muzikore e Nijazi Bytyqit, njërit prej nismëtarëve të muzikës pop-rock në Kosovë, është shpalosur të premten mbrëma në “Autostrada Hangar 2” në Prizren....

Lajmet e Fundit