2.9 C
Prizren
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025

Një plan për ndalimin e migrimit të nxënësve

Arber Rexhaj VVAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, kërkon hartimin e një plani për të ndaluar migrimin e nxënësve.

Ai thotë se Drejtoria e Arsimit bashkë me udhëheqësit e shkollave, duhet urgjentisht të hartojnë një plan për të ulë migrimin e nxënësve.

“Numri i nxënësve që lëshojnë Prizrenin për të ikur rrugëve të Hungarisë arrin edhe pak në 30. Ky numër do të rritet shumë shpejt”, shkruan Rexhaj në Facebook.

“Sidomos, kjo do të jetë e dukshme në shkollat e rretheve. Megjithatë Drejtoria e Arsimit, së bashku me udhëheqjet e shkollave duhet urgjentisht teë krijojë një plan me anë të së cilës do të ndikonte tek nxënësit dhe prinderit për ta ulur migrimin”.

“Shkolla është një institucion emancipues që në thelb mund të ndikojë në uljen e migrimit”.
“Nxënësve mund t’ua bëjnë të qartë se Prizreni mund të ofrojë në mos asgjë tjetër, edukim për ta. Nëse vërtetë mund ta bëjnë këtë!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Smajl Latifi: Kemi vazhdimisht probleme me përmbaruesin, është absurde të merren të hyrat komunale, vetanake

Edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi kishte problemin e buxhetit, ku përmbaruesi ia ka marrë mjejtet e komunsë. Latifi në “Adresa” tha se me...

Java e ardhshme me mot të vranët e pak rreze dielli dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët, me pak rreze dielli dhe herë...

Lajmet e Fundit