A do t’i publikojë listat e veteranëve sot Agim Çeku?

AgimCeku5-30Paralajmërimi i veteranëve të luftës së UÇK-së që këtë javë të protestojnë para qeverisë për shkak të zvarritjes së publikimit të listave për këto kategori, siç duket ka mobilizuar anëtarët e Komisionit Qeveritar për verifikimin e listave.

Kryetari i këtij komisioni, Agim Çeku, ka paralajmëruar konferencë për media sot në ora 12:00, por nuk është bërë e ditur se çfarë pritet të prezantohet gjatë kësaj konference, transmeton Gazeta Tribuna.

Sidoqoftë, nëse listat nuk publikohen sot, Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i ka ftuar bashkëluftëtarët e tij që këtë javë të protestojnë para Qeverisë.

Sipas tij, kjo protestë vije pas zvarritjes së madhe që ka bërë Komisioni Qeveritar në verifikimin e listave të veteranëve.

“Deklarimet e fundit të përfaqësuesve të Komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit të luftës të UÇK-së, se me datën 20 shkurt do të publikohen listat, janë vetëm deklarime sa për ta zbehur protestën qe do të mbahet ne javën që do të vije, këto deklarata kanë për qëllim të krijojnë huti tek veteranët për të mos iu përgjigjur protestës”, ka thënë Qeriqi.

Ky reagim i tij, vije pas deklaratave të kryetarit të Komisionit qeveritar për verifikimin e listave të veteranëve të UÇK-së, se publikimi i listave do të bëhet me 20 shkurt. /Gazeta Tribuna/

Më Shumë

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit