4.7 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Një i vdekur dhe 4 të plagosur në Dibër, mbyllet kufiri me Shqipërinë

Policia-shqiperiAktualisht, policia ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Dibrës nga ana maqedonase, kur një shqiptar shtetas i Shqipërisë, ku në një përpjekje për grabitje është hapur zjarr duke mbetur i vrarë një person dhe plagosur 4 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në qendër të qytetit, raporton korrespondenti i noa.al duke iu referuar burimeve nga vendngjarja. Një person i maskuar, ka tentuar të grabisë dyqanin e vëllezërve Erebara nga Dibra sot rreth orës 13:15. Hajduti u pikas nga kalimtarët dhe njëkohësisht hasi në rezistencë nga pronarët e dyqanit. Në distancë të afërt gjendeshin edhe dy persona të tjerë që dyshohet se ishin suport i hajdutit të maskuar.

Gjatë këtyre çasteve, kalimtarët i janë sulur grabitësit për ta neutralizuar. Në rrethana të paqarta ka pasur shkrehje arme zjarri që çoi në vrasjen e të dyshuarit të maskuar, që rezultoi se ishte shtetas i Shqipërisë. Policia maqedonase ende nuk ka konfirmuar emrin e viktimës. Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Njëri nga plagosurit është pronari i dyqanit, Mexhit Erebara i cili është dërguar për mjekim të mëtejshëm në Shkup. I plagosuri i dytë është taksisti Agron Cami, i cili rastësisht u gjet në vendin e ngjarjes. Dy të plagosurit e tjerë janë shtetas shqiptarë të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për mjekim në spital dhe po mbahen nën ruajtje policore pasi dyshohen si bashkautorë të grabitjes tragjike. Aktualisht, policia ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë. /noa.al

Më Shumë

Agron Kuzhnini dhe bashkëshortja e tij, Vjollca Kuzhnini, japin dorëheqje nga AAK-ja në Prizren

Agron Kuzhnini, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, dhe bashkëshortja e tij, Vjollca Kuzhnini, ish-kandidate e Asamblesë Komunale...

Dardan Cena në garë për medaljen e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në turneun Sofia European Open 2026, duke arritur deri në luftën për medaljen e...

Lajmet e Fundit