4.2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Një vit i tërë, mes ëndrrave dhe anktheve

Viti 2019 përfundoi ashtu si edhe nisi – në pritje të ndryshimit që do ta bëjë Kosovën ashtu siç e kemi ëndërruar. Këtë vit, kishte momente kur ëndrra për ndryshim dukej se po realizohej, por më shumë kishte të tilla që na dëshmonin se ankthet do të vazhdojnë…

Vota e ndryshimit

Mesnatën e 6 tetorit Albin Kurti u është drejtuar kosovarëve si kryeministër në ardhje, duke iu shpallur luftë të korruptuarve dhe kapësve të shtetit. E ka bërë këtë pak orë pas “tërmetit” politik që prodhuan zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, ku partitë që përbënin opozitën e kaluar arritën të fitojnë mbi 50 për qind të votave. Ndryshimi i vendosur më 6 tetor u vlerësua si produkt i votës së zhgënjimit e ndëshkimit me qeveritë e pas pavarësisë.

LVV-ja ka mbërritur të bëhet partia më e madhe në vend, duke u prezantuar si alternativë e vetme që mund të sjellë ndryshime, ndryshe nga të gjitha subjektet e tjera politike që ishin provuar në pushtet. Vetëvendosje u shpall subjekt fitues, me 221 mijë vota dhe do ta ketë grupin më të madh parlamentar në Kuvend. Ky subjekt do t’i ketë 29 deputetë, kurse LDK-ja, si e dyta me 28 sosh. LVV-ja i fitoi zgjedhjet edhe pse ka më pak se dy vjet prej kur ky subjekt politik pësoi një goditje nga brenda. Menjëherë pas zgjedhjeve të 2017-s, iu shkëputën 13 deputetë – 12 prej tyre kaluan në PSD dhe një në AAK, shkruan Koha Ditore.

Me gjithë zotimet e dhëna para dhe gjatës fushatës zgjedhore, LDK-ja dhe LVV-ja deri në fund të dhjetorit nuk arritën ta finalizojnë marrëveshjen për koalicion. Derisa programi qeverisës u dakordua në plotni, ngërçi në negociata u shkaktua kur në rend dite ishte ndarja e hisesë së pushtetit. LDK-ja kërkon që pjesë e kulaçit të jetë edhe posti i presidentit, por kjo është kundërshtuar nga Vetëvendosje që proklamon domosdoshmërinë e nxjerrjes së një kandidati konsensual.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, edhe dalja e qytetarëve më 6 tetor ka qenë më e lartë me 44 për qind. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dalja ishte 40,91 për qind, kurse në zgjedhjet e vitit 2014 përqindja e votuesve ishte 42,48 për qind.

Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj, akt të cilin e arsyetoi me thirrjen që ia bëri Gjykata Speciale për ta intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. Por, Haradinaj i hyri garës duke kërkuar edhe një mandat si kryeministër, tani jo nëpërmjet PDK-së. Por AAK-ja arriti të dalë vetëm e katërta ani se ndodhej në koalicion me Partinë Socialdemokrate (PSD), në të cilën prej gati dy vjetësh zhvillojnë aktivitet 12 deputetë që e braktisën LVV-në.

Rënie të madhe pësoi edhe Partia Demokratike (PDK), e cila për herë të parë që nga 2007-a e ka humbur primatin. Madje, vota e ka zhvendosur në subjekt të tretë.

Në mungesë të reformës, edhe në këto zgjedhje dolën në pah defektet e sistemit, ku vetëm numërimi, rinumërimi, si dhe afatet e ankesave konsumuan dy muaj kohë deri në certifikim të rezultateve. Stërzgjatja e këtij procesi nuk e ndryshoi rezultatin fillestar, përveçse koalicioni Nisma-AKR arriti t’i mbijetojë pragut për një grusht votash.

Me përjashtim të incidenteve në disa komuna, procesi është vlerësuar të jetë i rregullt nga vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë. Derisa në komunat me shumicë shqiptare pati garë konkurruese në zonat e populluara me shumicë serbe, ambienti i fushatës u dëmtua nga kërcënimet brenda komunitetit serb, duke i vënë në shënjestër subjektet politike jashtë Listës Serbe. Edhe këto zgjedhje, subjekti që mbështetet prej Beogradit zyrtar arriti t’i fitojë të gjitha 10 vendet e garantuara në Kuvend…

Më Shumë

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Lajmet e Fundit