11.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

U njihen diplomat

Fakulteti edukimitRreth një mijë studentëve tashmë u njihen diplomat e Fakultetit të Edukimit. Të gjithë ata kanë studiuar në tetë programet të cilat janë mbyllur gjatë periudhës së reformimit të këtij Fakulteti.

Kjo kohë përfshin gjeneratat e viteve 2011 dhe të vitit 2012-2013, e programet e të cilave janë interpretuar si të paakredituara. Diplomat e këtyre studentëve njihen pas një vendimi të lëshuar nga Ministri i Arsimit, Ramë Buja.

Diplomat e njohura janë ato që janë marrë në Programin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (BA); Programin Histori-Edukatë Qytetare (BA); Programi Fizikë – Kimi (BA); Programin Biologji – Kimi (BA); Programi Matematikë-Informatikë (BA); Programin Teknologji – Informatikë (BA); Programin Gjeografi – Edukatë Qytetare (BA); Programin Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA). Zeqir Veselaj, prodekan për çështje arsimore ka thënë se gjatë periudhës së transformimit të programeve lëndore në Fakultetet përkatëse, ato programe ishin të akredituara me kusht për një vit.

Por më herët studentët e gjeneratës së vitit 2011 dhe të vitit 2012-2013 në Fakultetin e Edukimit, kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin se diplomat e tyre nuk do të njihen, pasi programet ku ata kanë studiuar ishin interpretuar si të paakredituara.

Më Shumë

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Lajmet e Fundit