10.4 C
Prizren
E enjte, 23 Janar, 2025

“N’kamp verës në Ngom Fest, Prizren” – fotografia fituese e garës InstaKosova

Nkamp verës në Ngom Fest-PrizrenKa përfunduar gara kombëtare për fotografinë më të mira në #Instakosova për shënimin e shtatë vjetorit të shpalljes së pavarësisë, e iniciuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Kjo garë e organizuar për herë të tretë si pjesë e projektit të Diplomacisë Digjitale dhe në kuadër të festimit të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka bërë që të vlerësohen rreth 25 mijë fotografi të postuar në hashtagët #instakosova dhe #instakosovo.

Juria e përbërë nga: Blerim Racaj (fotograf), Nita Salihu (dizajnere), Blerta Kambo (fotografe), Arjeta Emra (drejtoreshë e British Council) dhe Era Istrefi (këngëtare) kanë vlerësuar fotografitë e postuara dhe në të gjitha rrjetet sociale të cilat reflektojnë mbi arkitekturën, urbanizmin, natyrën, shoqërinë, jetën e natës, rininë dhe të jetuarit në Kosovë.

Fituesja e fotografisë më të mirë është përzgjedhur Sara Rodiqi me fotografinë “N’kamp verës në Ngom Fest, Prizren”.

Juria përzgjedhëse ka vlerësuar se “fotografia përkatëse është e pa ekzagjeruar, plot jetë, foto shokësh që me vete e kanë botën dhe limiti i kufijve të këtij vendi nuk ua limiton lidhjen utopike me hapësirën, me njëri-tjetrin dhe me ne si vëzhgues. Nuk është foto e shikimit të parë, është foto që rritet, zbukurohet, shtohet derisa e sheh”.

Ndërsa fituesit e dhjetë fotografive më të mira janë: Jetmir Idrizi, Diellza Hasani, Armend Krasniqi, Agon Syla, Agron Beqiri, Nita Deda, Orgesa Arifi, Fisnik Dobreci, Drenusha Lika, Nëntor Oseku.

Fotografia më e mirë shpërblehet me 500 euro, kurse 10 fotografitë më të mira me nga 100 euro.

Ndërkohë juria ka përzgjedhur edhe rreth 100 fotografi të cilat do të publikohen në një libër fotografish cili do të ndahet falas në institucione të ndryshme shtetërore në botë dhe në hapësira të ndryshme të artit e kulturës.

Përveç kësaj, këto fotografi do të jenë pjesë e ekspozitës #Instakosova e cila do të hapet më 16 dhjetor për të festuar shtatë vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Hapja e ekspozitës do të bëhet të hënën më 16 shkurt 2015, në orën 17:00, në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, pranë EU Cultural Center.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1694 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1694 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Policia shqiptoi 1801 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1801 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit