5.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Notari 99-vjeçar i lë të gjithë gojëhapur, thyen rekordin botëror në Australi

Një 99-vjeçar australian ka lënë të gjithë gojëhapur duke thyer një rekord botëror për moshën e tij në not stil të lirë 50m. Ai theu rekordin e vendosur prej 56.12 sekondash në një event zyrtar në Queensland – një etapë e re për kategorinë nga 100 në 104 vjeç.

George Corones eklipsoi rekordin e vendosur në 2014-n, duke kapur kështu kohën prej 35 sekondash.

Z. Corones, i cili është i pranueshëm për këtë kategori, pasi në Prill mbush 100 vjeç tha se ishte shumë i kënaqur dhe ndihej si “mbi re” nga rezultati

“Ishte një notim ekzempar për mua, i mirëbalancuar…..dhe isha gati të godisja murin shumë fort me dorën time në fund”,- i tha ai BBC-së.

99 vjeçari shton se ishte shumë i shastisur nga turma e zhurmshme në “Bregun e artë” të Mërkurën. Eventi, në të cilin ai ishte anëtari i vetën, ishte ngritur enkas për të që të thyente rekordin.

Më Shumë

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin Xërxë të Rahovecit ku një i mitur ka hyrë në ambientet e një shkolle me...

Totaj priti Igballe Rogovën/Do të forcojmë mekanizmat kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku...

Lajmet e Fundit