11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Notre-Dame de Paris rihapet në vitin 2024

Katedralja e Notre-Dame de Paris, e shkatërruar nga zjarri në 15 prillin e dy viteve më parë, do të rihapet në 2024. Këtë e konfirmoi ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot, një ditë më parë.

Ajo shtoi se pajtimi publik për të mbledhur fondet e nevojshme për rindërtimin bëri të mundur arritjen e një shume të mjaftueshme për të përfunduar ndërtimin.

“Me donacionet dhe premtimet për donacione për një total prej 833 milionë euro, shumat e mbledhura na lejojnë të përballojmë me qetësi ndërtimin e saj”, specifikoi ministrja e Kulturës, e rikuperuar së fundmi nga Covid-19, gjatë një fjalimi në Senat në Paris, transmeton KultPlus.

“Unë mund t’ju them se në 2024 katedralja Notre-Dame de Paris do të rihapet”, shtoi ajo.

Sot, kur bëhen saktësisht dy vjet pas zjarrit dhe ministrja Bachelot, së bashku me presidentin, Emmanuel Macron do të vizitojnë vendin e ndërtimit të katedrales gotike, të një prej simboleve themelore të Francës dhe Evropës.

Në atë kohë, kreu i shtetit kishte bërë thirrje që ndërtesa të rindërtohej në pesë vjet, në kohën e Lojërave Olimpike Paris-2024.

Edhe gjenerali Jean-Louis Georgelin, i cili mbikëqyr punimet në emër të Macron, ka garantuar që Notre Dame do të mund të rihapet më 16 Prill në 2024, edhe nëse punimet nuk do të përfundojnë plotësisht në atë datë.

Më Shumë

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit