3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Nuk arrihet marrëveshje për koalicion mes Nismës dhe LDK-së

MalishevaKa dështuar sot një përpjekje për koalicion mes Nismës për Kosovën dhe LDK-së në pushtetin lokal në Malishevë. Të dy taborret i kanë konfirmu bisedimet gjatë ditës si dhe dështimin e përpjekjeve. Januz Kastrati kryetar i degës së LDK-së ka bërë më dije se nuk është arritur marrëveshje me Nismën për ndarje drejtorishë dhe pozitash në pushtetin eventual dhe bisedimet kanë dështuar për sot.“Sot nuk u arritë marrëveshje dhe tani varet vetëm nga Nisma nëse do të ketë diqka të re deri nesër në fillim të mbledhjes ku parashihet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal”, ka thënë Kastrati. Burime të afërta me bisedimet kanë thënë se në tavolinën e bisedimeve ka qenë dhënja e 3 drejtorive dhe pozita e nënkryetarit të komunës për LDK-në.

Kryetari i Nismës për Kosovën në Malishevë, njëherësh kryetar i komunës, Ragip Begaj poashtu e ka konfirmuar dështimin e përpjekjeve. Begaj nuk ka mundur të thotë në orët e mbrëmjes nëse do të ketë edhe një përpjekje për arritjen e ujdisë me LDK-në nesër para se të fillojë mbledhja e kuvendit. Për nesër në një mbledhje të jashtzakonshme është paraparë zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Malishevës pasi kryesuesi i deritashëm Enver Hoti nga Nisma ka shkuar në postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Nisma nuk i ka numrat për zgjedhjen e përfaqësuesit të saj për kryesues dhe është e detyruar të bëjë marrëveshje me ndonjërin nga subjektet. Në të kundërtën mund të zgjedhet një përfaqësues i opozitës nëse arrinë të merret vesh opozita ose komuna shkon në zgjedhje të reja për Kuvendin Komunal./portalionline.com/

Më Shumë

200 mijë qytetarë pritet të mblidhen në marshimin e Prishtinës për krerët e UÇK-së në Hagë: Drejtësi, jo politikë

Në 18 vjetorin e pavarësisë, në Prishtinë sot do të mbahet marshi “Drejtësi, jo politikë” , i cili është organizuar nga platforma “Liria ka...

I kërkonin 100% kamatë mujore viktimës, arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit dyshohet se kanë ngarkuar një viktimë mashkull kosovar me kamatë...

Lajmet e Fundit