15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Begaj, takoi banorët e Burimit dhe Carrallukës

022Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta me banorët e Komunës së Malishevës, mbrëmë ka takuar banorët e fshatrave Burim dhe Carrallukë. Takimet e kryetarit Begaj, me banorët nëpër vendbanimet e tyre, bëhet me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë me hallet, problemet dhe nevojat që kanë vendbanimet, në mënyrë që prioritetet e komunës për investimet kapitale, të hartohen duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve.

Fillimisht kryetari Begaj i ka njoftuar me punën e qeverisë komunale, prioritetet dhe me planifikimet për investime në këto dy vendbanime. “Qëllimi im është të dëgjojë për hallet dhe nevojat që ju keni, në mënyrë që të mundohemi të bëjmë zgjidhje për këto nevoja”, ju ka thënë Begaj, banorëve të Burimit dhe Carrallukës. Po ashtu kryetari Begaj, ka folur edhe për pastrimin e ambientit, si një element shumë më rëndësi në ruajtjen e shëndetit të popullatës dhe eliminimit të rrezikut nga hedhja e mbeturinave, vend e pa vend.

Edhe çështja e migrimit, ka qenë një temë që po e trajton kryetari Begaj me qytetar. “E di që kemi shumë halle, kemi një situatë jo të mirë sociale dhe kemi shumë nevoja. Të arriturat e deritanishme si shtet, nuk ato që kemi dëshiruar apo pritur, por kjo rrugë e migrimit ilegal nuk është zgjidhja më e mirë. Unë shpresoj ende se niveli qendror, do të filloj të realizoj ndonjë projekt të zhvillimit ekonomik, në mënyrë që krijohen vende pune, por edhe ne si qeveri lokale, do të mundohemi maksimalisht që ti përkrahim ata që duan të merren sidomos me bujqësi, dhe përmes kësaj të zbusim sadopak papunësinë dhe të krijojmë kushte në zhvillimin e bujqësisë. Prandaj të mundohemi të punojnë në vendin tonë, pasi vetëm në këtë mënyrë ne mund ta forcojmë shtetit dhe vetveten”, ka thënë kryetari Begaj.

Ndërsa drejtori për shëndetësi, z.Hajdin Berisha, i ka njoftuar banorët e këtyre fshatrave, për strategjinë e luftimit të etheve hemorragjike kirme kongo. “Vitin e kaluar, e tërë qeveri komunale, bashkë me institucionet qendrore, kemi qenë të angazhuar në luftimin e EHKK, ndërsa këtë vit, angazhimi komunës, do të jetë edhe më i madh dhe qëllim i yni është zvogëlimi i rrezikut nga EHKK.”, ka thënë Berisha, dhe i ka njoftuar më pas me të gjitha masat parandaluese, duke filluar nga vetëdijesimi, si një element shumë me rëndësi, pastaj repelimi i kafshëve, punimi i tokës, spërkatja e zonave të prekura e deri ta mënyra e trajtimit të rasteve të thumbimit nga rriqrat.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit Burim, duke paraqitur kërkesat e shumta për investim në këtë fshat, kërkuan, që të rregullohet kanalizimi në fshat, pasi një pjesë ka probleme me rrjet të kanalizimit, asfaltimi i dy rrugëve dhe një fushë sporti për shkollën e fshatit.

Kurse në Carrallukë, u kërkua largimi i deponive ilegale të mbeturinave, sidomos mbeturinave inerte, pastaj asfaltimi i disa rrugicave brenda fshatit, rregullimi i disa pusetave të ujësjellësit dhe kanalizimeve, si dhe problem në vete në këtë fshat është edhe çështja e privatizimit të pronave, që dikur kanë qenë, siç thonë banorët, të Carrallukës, e më pas të is NB “Mirusha”, e që tash u janë shitur personave tjerë.

Më Shumë

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Lajmet e Fundit