Nuk ik prej shiut

Skender Berisha

Nëpër re një erë e re
Ti po vjen ndër ne
Pak me nge
Pak pa nge
Do të hidhesh
Përmbi dhe

Do të ndalem
Të të ndiej
Derisa të zbrazen
Re e qiej

Atje në pritë
Dal përditë
Shi e diell
Kur përzihen

Kur zë e turresh
Mbi pullazet
Prej shumë hallesh
Si po zbrazesh

Nuk ik prej teje
As prej rrufeje
Nisesh e pik prej reje
Tash drejt meje
Sa më vreje

Edhe pak
Më lag më lag
E të marr frymë e frymë
Mos t’më zë më
Ajo brymë

21 shtator 2017,Prizren

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit