6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Nuk marrë burrë që nuk i ka 100 mijë euro në bankë!

Jam në kërkim të fatit të jetës, por ende nuk e kam gjetur kësmetin, sepse nuk thonë kot se kësmeti nganjëherë është i fshehtë.

E kam kryer shkollën e mesme.Fakultetit ia kam pas nis dhe nuk e kam kryer. Nuk jam prej atyre që mendojnë se të vyen shkolla, sepse sot po të kesh bukuri e fat, edhe pa shkollë gjen burrë të mirë, meqë Kosova është mbushur me biznesmenë të pasur, që
nuk ia dinë fundin pasurisë.
GRAMATIKA,MATEMATIKAE BIOLOGJIA SOT NUK TË VYEJNË GJË!

Sot me rëndësi është të jesh e bukur, me fat dhe të jesh e gjindshme, sepse gramatika, matematika e biologjia më s’të vyejnë gjë. Më askush nuk të pyet a je i dijshëm a jo…
Sot në formë janë biznesmenët. Andaj, burri që s’i ka 100 mijë euro në bankë nuk është për mua!

Burri duhet me kanë edhe i bukur, e jo naj farë trullani, ani pse ka para e firmë
të veten…
Duhet të jetë edhe i shtirë, që kur ta thotë fjalën të dihet se është fjalë burri, e jo fjalë fëmije…

Burri duhet me punuar, me pasur para në bankë, e jo me i këqyr xhepat sahat
e dakik edhe sa para i kanë mbetur…

BURRI NUK DUHET LËNË GRUAN TË PUNOJË NË “HAM TË HYRËS!

Burri duhet të punojë shumë, e jo të pret prej gruas të punojë nëpër
hamama, siç thotë populli.Burri i mirë i thotë gruas: Qe para, e ti
rri te shpija! Por, kullerat e sodit s’dinë çka është gruaja…

Andaj, çdo ditë e më keq po bëhet për femra, për ato që duan burrë e
familje…/ D.S. Kosovarja

Më Shumë

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit