Nuk mbahet gjykimi për vrasjen e trefishtë në Prizren

Seanca ku të akuzuar janë Eshref e Ejup Shemollari nuk u mbajt për shkak të mungesës së kryetarit të trupit gjykues.

Të premten ishte planifikuar të mbahej seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së trefishtë në Prizren, mirëpo për shkak të problemeve shëndetësore të gjykatësit Xheladin Osmani, i cili është kryetar i trupit gjykues në këtë rast, kjo seancë nuk u mbajt.

Seanca gjyqësore u shty në afat të pacaktuar, derisa gjykatësi Osmani të kthehet nga pushimi mjekësor dhe të vendosë për datën e seancës së radhës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ishte paralajmëruar me kohë nga gjykata që të akuzuarit, babë e bir, të mos silleshin në gjykatë për t’u përballur me akuzat për vrasjen e trefishtë.

Eshref Shemallari dhe Ejup Shemallari akuzohen për shkelje të Kodit Penal të Kosovës, pasi që më 8 mars 2015 rreth orës 14:10 minuta në Prizren në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova”, pas një mosmarrëveshjeje paraprake të mëhershme, me dashje privuan nga jeta tani të ndjerët Ferdi Shishko, Haki Thaqi dhe Belgin Ersoj, të gjithë nga Prizreni. /Kallxo.com/

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit